0.8 C
Berne
samedi 23/11/2024

Ambasadori Halim Hyda, nderohet me “Çmimin e Nëntorit”

Berne, 22 nentor -Ish Diplomati dhe Ambasadori i RMV-së në disa shtete evropiane, Profesor Doktor Halim Hyda, gjatë manifestimit qëndror të shënimit të 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës, u nderua me Çmimin e Nëntorit, që ia ndau Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ky çmim tradicionalisht u ndahet personave fizik dhe juridik për rezultate të arritura në fusha të ndryshme.

“Ja një mirënjohje në nivel të komunës të cilën e çmoj për arsye se në rend të parë duhet të çmoje rrethi e vendi jot ku ke punuar, ku ke kontribuar, pastaj edhe në nivele më të larta. I jam mirënjohës këshillit komunal të Kumanovës, kryetarit Maksim Dimitrievski si dhe komisionit për ndarjen e çmimeve në këtë komunë” – tha ish Diplomati dhe Ambasadori, Halim Hyda.

Halim Hyda këtë çmim e morri si rezultat i karrierës së suksesshme diplomatike por edhe për shumë tituj të botuar shkencorë.

“Qysh kur kemi filluar me punë në vitet e 90-ta, kemi fillua paraqitjet tona edhe me publikime dhe punën tonë profesionale rregullisht kemi qenë në Kosovë, RMV, Serbi dhe Shqipëri, kemi bë publikime e punime të asaj pune që e kemi bë si në angazhimet publike profesionale e diplomatike, kemi bërë analiza të zhvillimeve politike në Gjermani, Austri, Zvicër e Gjermani por të njejtën kohë edhe të zhvillimeve politike në RMV dhe në një far mënyre krahasonim zhvillimet politike mes vendeve më të zhvilluara të evropës me vendin tonë, kështu që edhe për këtu kemi bërë botime e tituj shkencorë në gazetat e revistat që janë” – u shpreh ish Diplomati dhe Ambasadori, Halim Hyda.

Këtë vit u nda edhe mirënjohje speciale, e cila post mortum iu nda, Drejtorit të ndjerë të SHFK « Bajram Shabani » në Kumanovë, Mustafë Ebibi. (Fatlum Aqifi, TVM2)

Derniers articles