3.5 C
Berne
samedi 9/12/2023

Albesjana Iberhysaj, emërohet ambasadore e re në Republiken e Çekise

Albesjana Iberhysaj-Kapitaj nga sot do të fillojë zyrtarisht detyrën e ambasadores së Kosovës në Ceki, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ajo veq sa ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti i Çekisë, Petr Pavel.

“Sot, shpalosim një kapitull të ri në raportet me Republikën Çeke, ndërsa ecim të sigurt drejtë së ardhmes sonë euro-atlantike, si një shtet sovran, demokratik dhe multietnik. Por, nuk duhet harruar sa i gjatë ishte rrugëtimi dhe sa shumë përpjekje u deshën për të arritur deri këtu. Andaj, sot është momenti të kujtojmë dhe t’u jemi mirënjohës të gjithë miqve e aleatëve që me përkushtim qëndrojnë përkrah nesh në rrugëtimin e përbashkët për një të ardhme prosperuese. Ndërsa flasim për historinë e re të marrëdhënieve tona, kujtojmë se lidhjet në mes dy vendeve janë të hershme, mjafton të kthehemi dekada më parë, për të nderuar përkushtimin e pashoq të Presidentit Havel.” ka thne ambsadorja e psoameruar e RK ne Ceki znj.Albesjana Iberhysaj-Kapitaj

Ja edhe njoftimi i saj i plotë:

Nder, privilegj dhe emocion, ndërsa i dorëzova letrat kredenciale Shkëlqesisë së tij Presidentit të Republikës së Çekisë z. Petr Pavel, duke filluar zyrtarisht detyrën e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në nivel Ambasadori të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Me këtë rast shpreha mirёnjohjen pёr miqёsinё mes dy vendeve dhe i pёrcolla Shkёlqesisё sё Tij, pёrshёndetjet dhe konsideratёn mё tё lartё tё Presidentes sё Republikёs sё Kosovёs, Sh.S.Dr. Vjosa Osmani.
Ngritja e nivelit të përfaqësimit pas më shumë se 15 vitesh nga lidhja e Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë, shënon një hap historik. Ky gur themeli i fortë për marrëdhëniet tona bilaterale, do të shërbejë për të nxitur e shpalosur më tej edhe bashkëpunimin tonë në planin multilateral. Kjo arritje, padyshim është dëshmi e raporteve tona të shkëlqyera, të zhvilluara e forcuara ndër vite bazuar në një partneritet të qëndrueshëm, ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Sot, shpalosim një kapitull të ri në raportet me Republikën Çeke, ndërsa ecim të sigurt drejtë së ardhmes sonë euro-atlantike, si një shtet sovran, demokratik dhe multietnik. Por, nuk duhet harruar sa i gjatë ishte rrugëtimi dhe sa shumë përpjekje u deshën për të arritur deri këtu.
Andaj, sot është momenti të kujtojmë dhe t’u jemi mirënjohës të gjithë miqve e aleatëve që me përkushtim qëndrojnë përkrah nesh në rrugëtimin e përbashkët për një të ardhme prosperuese.
Një falënderim i veçantë të gjithë miqve çekë, të cilët na mbështetën dhe punuan që raportet tona të arrijnë nivelin më të lartë të përfaqësimit. Mirënjohje Presidentit dhe Qeverisë Çeke për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik.
Ndërsa flasim për historinë e re të marrëdhënieve tona, kujtojmë se lidhjet në mes dy vendeve janë të hershme, mjafton të kthehemi dekada më parë, për të nderuar përkushtimin e pashoq të Presidentit Havel. Presidenti i parë i një shteti mik që shkeli tokën e Kosovës së çliruar, menjëherë pas luftës në vitin 1999. Presidenti Havel ishte mik i shtrenjtë i Presidentit historik Rugova. Ata i bashkonte para së gjithash qëndrimi stoik në kundërshtimin ndaj ideologjive totalitare dhe regjimeve hegjemoniste dhe vizioni e besimi në fuqinë e demokracisë.
Në këtë kohë sfiduese për gjithë rendin global po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që vendet që ndajnë të njëjta vlera, të punojnë së bashku për një botë më të mirë e më të sigurt.
E marr këtë mision me përulësi dhe me kënaqësi pres të vazhdoj të punoj ngushtë me qeverinë dhe popullin e Çekisë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dhe për të kontribuar për një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë për të dy vendet tona.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...