3.5 C
Berne
samedi 9/12/2023

Aktakuze e re nga Haga per pesë serbe, ne mesin e tyre edhe krimineli Vojisllav Sheshel

Hage, 27 shtator -Sa na ka arritur nje lajm nga Haga. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga burimet e saja, se Haga ka leshuar nje aktakuze te re per bashkepunrtrin e ngusht te Presidentit e Serbise, nje ultranavionalist, kriminelin Vojisllav Sheshelj. Do vazhdojne aktakuza tjera ne Serbi..

Pos shovenistit serb  Sheshel ne aktakuze perfshihen edhe katër bashkëpunëtore te tij serbe për mospërfillje të gjykatës.

Le Canton27.ch ka mesuar se Haga po pergatit edhe aktakuza tjeta ndaj disa personave ne ballkan (Serbi, Kosove, Shqiperi…)  per mosperfillje te gjykates apo per kercnime ndaj deshmitareve. Do kete arrestime edhe ndaj lidereve tjere ne ballkan (ne mesin e tyre edhe ata te liruar njehere nga Haga-ICTY) qe bene krime, i kontribuan, apo nxiten krime kunder njerezimit.

Ne 2018 Gjykata e Hagës ka shpallur kriminel kufte Vojislav Sheshel

Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ditën e fundit të marsit 2016, ai ishte shpallur i pafajshëm dhe ishte liruar nga gjykatësi francez Zhan Klod Antonetti.

Në shpjegimin e vendimit Antonetti, tha se Shesheli “nuk ishte udhëheqës i vullnetarëve të partisë së tij, Partia Radikale Serbe, sepse ata kanë qenë nën komandën e Armatës Popullore të Jugosllavisë”. Gjykata në atë kohë vendosi se nuk ka ndonjë lidhje konkrete mes “gjuhës së urrejtjes” së Sheshelit me krimet e bëra.

Dy gjykatës të trupit gjykues – kryesuesi Antonetti dhe gjykatësi nga Senegali Niang – ishin të mendimit se Shesheli është i pafajshëm. Ndërsa anëtarja e tretë e trupit gjykues, italiania Flavia Lattanzi kundërshtoi ashpër këtë vendim duke thënë se vendimi për lirimin e Sheshel ishte një gabim i madh dhe i pavlefshëm.

Në Kroaci gjatë luftës janë vrarë 20.000, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë mbi 100.000 persona. 72 dëshmitarët në procesin kundër Sheshelit para Gjykatës të Hagës për krime në ish-Jugosllavi, paraqitën shumë argumente për përgjegjësinë e Sheshelit për krimet e bëra nga Lëvizja çetnike serbe, të cilën ka udhëhequr ai në Bosnje e Hercegovinq, Vukovar, Bijeljinë, Bërçko, Nevesinje, në afëri të Mostarit dhe në zonën e Sarajevës. Prokuroria kishte kërkuar denim prej 28 vjet heqje lirie.

Gjykatësit me 11 prill të këtij viti kanë dënuar Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e kanë liruar Sheshelin ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci.

 

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...