9.1 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Gazetari nderkombëtar nga Gjeneva: Albin Kurtin duhet me que n’Hage, me dënuar 20 vjet burg!

Bernë, 27 shtator -Pas aksonit te fundit te kriminelve dhe terroristeve serbe te strehuar ne nje kishe ne Kosovë pasuan mbeshtetjet nga komuniteit nderkombërtar ndaj qeverise se Kosovës, sidomos nga SHBA-te, BE, Britanisë së Madhe, personalitete tjera boterore…si dhe mbare shiptaret ne ballkan dhe diaporë. Por, nuk munguan edhe kritikat dhe akuza në adresë të kryeminstrit shqiptar Albin Kurtit. Nje kritike ndaj tij ka ardhur sot nga Gjeneva nga nje publicit zviceran, gazetar i njohur nderkombëtar, me origjine shqiptare, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Une me pas hyqmet, sot e kisha que n’Hage Albin Kurtin bile, bile hiq pa gjykim e kisha denuar me 20 vjet burg me te vetmen akuze: Ku ishe djal që sje lajmërue qe 20 vjet ?! Pse nuk e ke rrok ma heret Kosovën n’dorë!, qe e la atdheun per dy decenie n’dore me ladru njerezit pa shkolle me diploma falce dhe te blera, duke e neperkember Kosoven tonë, dinjitetin tone kombëtar me ato qeveri servile, qe na e bene shtetin sallamadi… » ka shkruar publicisit dhe gazetari i njohur Nefail Maliqi ne fb e tij, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas tij « Qe 10 vjet dialog te nal te poshte..shko, eja Bruksel, Prishtine Bruksel, Beograd, Bruksel… perqafov, puthu me Vucicin, Dacicin… dhe më ne fund cka?!..Perveq se nuk bene asgjë, bene edhe keq. Dhe zullumi me i madh qe ju be Kosoves eshte ai me votimin e gjykates spaciale dhe nenshkrmin e asociacionit të serbëve, duka ja lene Albinit kamt e Arushës!.. »

« Ato qeveri bashke me Tiranen e Ramës leje qe nuk bëne asgje per Luginen e Presheves, por as per Kosoven… » ka shkruar kolegu Maliqi duke perkujtuar nje bisede te fundit me te ndjerin, veprimtarin e shquar Adem Demacin.

« Ne intervisten e fundit i ndjeri Adem Demaci me tha: Aiii edhe ti Nefail Presheva shume po lyp. Qysh po lyp sy pi qorrit. Me marr Presheven ka punë, ajo nuk merret me deklarata sikur do qe e thanë do ne pralment, do e marrim deri ne Nish. Mosni bre, mos bani hajgare! Ty a po te shofin syte o vlla, se nuk jane kah bojne asgjë per neve e leje ma per juve atje! Sa veterani, ish-ushtari i UCK-se sot po hjek per buke e disa prej tyre kane bere vetevrasje. Kosovan e kane marrur n’dore hajnat, e ka kapluar krimi, korrupcioni neper komuna, qeveri e dere në prokurori, prostitucioni jo vetem rrugëve, por edhe neper institucone nga portiri deri ne zyrat e qeverive. E shifni se rinia jone iku, Kosova jone u zbraz, kurse ata në parlament po hahen si qentë! Qeverite tona i ka marr pusi, as macen sun e heqin prej persheshi e leje ma me marr Veriun apo Presheven!… », ka perkujtur z.Maliqi fjalet e Adem Demacit, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Sipas Nefail Maliqit « Kjo ishte pse e kisha denuar kryeministrin shqiptar Albin Kurtin, për vonesen e tij ne krye te Qeverise se Kasovës! »

Derniers articles

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...