Zurich, 19 shtator -Hyrije Jusufi është poete. Ajo lindi në Preshevë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare i kreu në Prishtinë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Me poezi është marrur qysh nga bankat e shkollës fillore ku ka botuar tek tuk nëpër revista e gazeta të ndryshme si nxënëse. Ka botuar përmbledhjen me poezi « Kthinave të jetës » (2019) që u mirëprit nga lexuesit me sukses. Libri i saj i dytë quhet « Rilindje nëpër stinë » (2020), liber ky të cilin e vlerësuan dhe e thanë fjalën e tyre shumë krijues dhe kritik letrar. Dhe libri i trete, me i fundit i posapublikuar titullohet « Psheretime zane » botuar nga shtepia botuese « Thesari ».
Hyrije Jusufi ka në dorëshkrim një libër me prozë të shkurtëra dhe ka filluar edhe romanin e saj të parë.
Poezia e saj është shumë sublime. Hyrije Jusufi tashmë me vargun e saj mund ta gjejmë nëpër antologji të ndryshme.