5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Në Cyrih bë promovimi i libri të autorit Dr Vaxhid Sejdiut “Shkolla shqipe-vatër e bashkimit kombëtar”

Cyrih, 13 shtator -Në bibliotekën Hardau të Cyrihut u promovua libri autorit Dr Vaxhid Sejdiu “Shkolla shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar”, në faqet e të cilit figuron se si për 30 vjet, prindër dhe mësues punuan dhe vepruan në të njëjtat valë, rreth ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe organizimit sa më të mirë të shkollës shqipe në mërgim, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
30 vjet përpjekje për ruajtjen e shqipes në një kanton zviceran
Që në hapje të këtij evenimenti, me një fjalë përshëndetëse artdashësve të pranishëm iu drejtua drejtoresha e Bibliotekës Hadau të Cyrihut, Suela Jorgaqi, e cila si zakonisht kur është në pyetje libri zhvillon një bashkëpunim tejet të frytshëm
me shkollën shqipe.
Më pastaj autori i librit Vaxhid Sejdiu, një nga mësuesit më kontribuues në mësimin plotësues në gjuhen shqipe, falë angazhimit të të cilit së voni janë hap me dhjetar pika shkollore, bëri prezantimin e librit nëpërmjet fotografive, për 30 vjetorin e shkollave shqipe, duke vu në pah sidomos përkrahjen e prindërve me prejardhje nga të gjitha trojet etnike por edhe vet autoritetet shkollore të shtetit zviceran.

Derniers articles