12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Në Kosovë dhe vendet tjera te ballkanit zbulohen laboratore për teste falso të PCR.

Prishtinë, 4 shtator -Policia e Kosovës sot ka arrestuar në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, të cilët kanë lëshuar teste të COVID-19 të falsifikuara. Gazeta zvcerane ne shqip le Canton27.ch ka mesuar nga policia kosovare se ky nm eshte rasti i pare qe kane zbuluar laboratore qe ben teste te PCR falce.

Në Serbi, Kosovë, Shqiperi dhe Maqedoni Veriore janë arrestuar mbi 100 persona për ceritfikata te falsifikuara (PCR) që ju shiteshin mërgimtarëve nga 100 deri ne 800 euro!

Sipas komunikatës për medie, ku kanë dhënë edhe detaje, thuhet se njëri i arrestuar është pronari i laboratorit, B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar ndërsa personi i dytë është punëtorja e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare. Mesohet se shume teste PCR  ju shitën mergimtareve per Zvcer dhe venbdet tejar te BE-së, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Rasti tjetër eshte nga komuna e Prizreni, ku ne fund te muajit te kaluar polcia arrestoi dy persona, një burrë dhe një grua per dyshin se kanë lëshuar teste PCR të falsifikuara dhe pas një kontrolle janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil, dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.

Po ashtu policia maqedonase arreston grupin me 7 persona në 4 qytete të ndryshme te Maqedonise Veriore te cilet shisnin teste false për Covid-19

Në disa rajone te ballkanit (në Serbi, Kosovë, Maqedoni, Shqiperi..) policia ka zbuluar njerez dhe laboratoriume apo agjenci udhëtimesh te cilat bejne teste apo dokumente te falsifikuara me “negativ” duke ju shitur udhetarëve, sidomos atyre qe udhtojnë ne vendet perendimore. Mediat ne Serbi kane shkruar se ne Nish dhe Vranjë shiten teste PCR “negativ” të falsifikuara.

“Policia serbe arreston gjashtë persona për falsifikim të dokumenteve personale si dhe bërjen e rezultateve false të testeve PCR për koronavirus..”; “Falsifikuan dokumente për teste të Covid-19, paraburgim për një person në Pejë te Kosovës”; “Policia shqiptare ne Tirane ka arrestuar pesë anetare të grupit që falsifikonin testeve Covid-19 per udhetaret drejt vendeve evopiane..” , jane keta disa tituj qe hasem ne mediat e ballkanit.

Edhe transportuesit që hyjnë në Maqedoni në pikën kufitare Tabanoc kanë paraqitur se mund të blejnë pa problem test negativ për 65 euro nëpër pompat e benzinës në Vranjë. Sikur vendet e BE-së edhe Zvicra në mënyre diskrete po mbushet me emigrante dhe turiste me teste («negative») te flasifikuara nga njerez nga ballkani, dyshon gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”

Sipas pilicise serbe dite me parre “gjashtë persona u arrestuan ner Serbi për falsifikim të dokumenteve personale si dhe bërjen e rezultateve false të testeve PCR për koronavirus. Ata akuzuan një tarifë prej 100 deri 800 euro për dokument për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.”

Përrkunder falsifikimeve te testeve te COVID-19 (PCR)  Zvicra i njeh testet e COVID-19 nga Kosova, Serbia dhe vendet tjera të ballkanit.. 

Pyetje se, Berna a i njeh testet e COVID-19 (PCR) te udhetareve qe vijne nga ballkani, autoritetet zvicerane kane pohuar se deri ne keto momente i njohin.

Zvicra i njeh këto teste nëse ato kryhen si provë PCR për SARS-CoV-2 brenda 72 orëve të fundit dhe rezultati i testit është negativ. Një rezultat i shpejtë i testit antigjenik nuk mjafton. Aktualisht, nuk ka teste nga rajone ose vende që nuk njihen për shkak të abuzimit ose ndryshe. Prandaj mund të përdoret një provë PCR për SARS-CoV-2 nga Kosova…” ka thënë sot zedhenesi i OFSP Yann Hulmann për gazeten ne gjuhen shqipe ne Zvicer “Le Canton27.ch” (“La Suisse reconnait ces tests s’ils sont effectués sous la forme d’un test PCR pour le SARS-CoV-2 dans les dernières 72 heures et que le résultat du test s’est révélé négatif. Un résultat de test rapide antigénique n’est pas suffisant. À l’heure actuelle, il n’y a pas de tests venant de régions ou pays qui ne sont pas reconnus pour cause d’abus ou autre. Un test PCR pour le SARS-CoV-2 venant du Kosovo peut donc être utilisé.“)

Sipas z.Hulmann nga OFSP “Masat e ndryshme të përcaktuara mund të jenë gjithashtu të vlefshme për vendet e Ballkanit, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nëse këto vende janë në listën e shteteve dhe zonave me rrezik të lartë të infektimit..”

Interpol qysh ne vitin e kaluar kur pandemia morri hov, kishte paralajmëruar se krimi i organizuar do synojë vaksinat dhe dokumente te falsifikuara duke alarmohen vendet botërore, perfshirë këtu edhe vendet e ballkanit.

Ndryshe gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka mesuar se Interpol ka hasur ne 17 mijë teste të rreme të COVID-19. Sipas Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, 19 organizata kriminale u shpërbën dhe 407 persona u arrestuan.Bildergebnis für test covid-19 falsifie

 

 

Derniers articles