11.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Samiti botëror ne Gjeneve: Takimi Biden-Putin ka perfunduar me nje deklarate te perbashket!

Gjenevë, 16 qershor -Kryeredaktori i gazetës zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch Nefail Maliqi, është duke përcjellur nga afër takimin mes presidentin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Maliqi në Info Magazine bëri të ditur se takimi që ka nisur në ora 13:00 është duke vazhduar ende teksa pritet që të përfundojë në ora 18:00, njofton Klankosova.
“Takimi ka filluar që nga ora 13:00 për të diskutuar për një sërë çështje, vet presidenti Biden tha se objektivi i këtij takimi është për të normalizuar marrëdhëniet dhe se është këtu për të kërkuar paqe dhe stabilitet. Por nëse Putin kërkon luftë e diçka tjetër me të njëjtën monedhë do t’i kthehet”.
Maliqi i cili në këtë Samit përfaqëson LaCanton.27 dhe Klan Kosova tha se media nga e gjithë bota ishin të interesuara për të marrë pjesë
“Krimi kimbernetik, problemet e Ukrainës, shitja e armëve, pandemia dhe shumë tema tjera do të diskutohen”
“Disponimi mes presidentëve ishte normal edhe pse Biden e kishte quajtur Putinin vrasës, por, i zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe Putin ishte shumë pozitiv. Por se si ka ecur takimi dhe çfarë rezultati do të jap do të dihet më vonë”, tha Maliqi.
“Nuk lejohen pamjet afër. Ne jemi 200 metra larg dhe është një Samit shumë strikt për shkak të sigurisë së madhe për dallim prej samitit të vitit 1985 pasi ka masa shumë të rrepta në të gjithë Gjenevën”.
Maliqi i cili në këtë Samit përfaqëson LaCanton.27 dhe Klan Kosova tha se media nga e gjithë bota ishin të interesuara për të marrë pjesë.
“Pritet që takimi të kryhet në ora 18:00 dhe pritet që Biden t’ju jap deklaratë vetëm amerikanëve dhe Putin do t’ju jep prononcim vetëm gazetarëve sllavë dhe rusë. Rëndësia e Samiti është vërejtur kur dy mijë e 800 kërkesa nga mediat janë bërë për të përcjellur këtë ngjarje teksa vetëm 300 kërkesa janë aprovuar. Jam unë i vetmi shqiptar që përfaqësoj La Canton dhe Klan Kosova”, tha Maliqi.
SHBA dhe Rusia lëshojnë deklaratë të përbashkët pas takimit Biden-Putin
SHBA dhe Rusia lëshuan një deklaratë të përbashkët sot pas takimit të nivelit të lartë midis dy udhëheqësve të vendeve.
Në deklaratë thuhet se « edhe në periudha tensioni », të dy vendet ndajnë qëllimet e « sigurimit të parashikueshmërisë në sferën strategjike, duke zvogëluar rrezikun e konflikteve të armatosura dhe kërcënimin e luftës bërthamore »
« Shtrirja e fundit e Traktatit të Ri të START tregon angazhimin tonë për kontrollin e armëve bërthamore. Sot, ne riafirmojmë parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Në përputhje me këto qëllime, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të fillojnë së bashku në një dialog të integruar strategjik të stabilitetit në të ardhmen e afërt që do të jetë i qëllimshëm dhe i fortë. Përmes këtij dialogu, ne kërkojmë të hedhim bazat për kontrollin e armëve në të ardhmen dhe masat e zvogëlimit të rrezikut, » përfundon deklarata.
Ndryshe, presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan sot në Gjenevë, në samitin i cili u quajt historik.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...