13.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Shqipëria sot u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit

Gjeve/ UN, 11 qershor -Ashtu siq kem raportuar dje ashtu edhe doli, Shqipëria u pranua anëtare temporer e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.´, njoftin gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Shqipëria mori 175 vota. Votimi ishte i fshehtë.

Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami. Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.

‘E mjerueshme’

Veprimet e tij supozohet të parandalojnë dhe zgjidhin konflikte, por në vitet e fiundit, kritikët thonë se pikëpamjet kontradiktore, veçanërisht mes pesë anëtarëve të përhershëm, kanë bllokuar marrjen e vendimeve për çështje urgjente.

“Veprimet e Këshillit të Sigurimit për krizat e fundit kanë qënë të mjerueshme”, i tha Zërit të Amerikës drejtori i organizatës “Human Rights Watch” për OKB-në, Louis Charbonneau.

« Për krimet e luftës në Gazë, shkeljet masive të të drejtave të njeriut në Mianmar, apo krimet në rajonin Tigray të Etiopisë, e shumta që ka bërë Këshilli i Sigurimit, edhe kjo, në se ka qënë me fat, ka qënë thjesht shprehja e shqetësimit”.

Votimi i përvitshëm për zgjedhjen e 5 nga 10 antarëve jo të përhershëm, grumbullon qindra diplomatë në mjediset e Asamblesë së Përgjithshme, ku vendet kandidate finalizojnë fushatën e tyre disa mujore për t’u zgjedhur.

Por mjediset e OKB-së janë në zemër të Nju Jorkut, të goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Qyteti shpalli rihapjen para tri javësh, por disa kufizime janë ende në fuqi brenda mjediseve të OKB-së, ç’ka do të bëjë që në votim të jenë të pranishëm fizikisht pak diplomatë.

Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami.

Mandati i antarëve të rinj fillon më 1 janar. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Çfarë do të thotë anëtare jo e përhershme?
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë, pesë prej të cilëve Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Rusia janë anëtarë të përhershëm të Këshillit. Anëtarët e përhershëm gëzojnë edhe të drejtën e vetos, që do të thotë se ato mund të bllokojnë çdo vendim që bie ndesh me ato linja të politikës së tyre jashtme që prej këtyre vendeve konsiderohen të panegociueshme. Vendeve anetare te KS te OKB-së prite tt’i bashkangjitet edhe Zvicra ne vitit 2023 si nje anetare e re e OKB-së (10 shtator 2002)
Në parim, të pesëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit përfaqësojnë në mënyrë aq të ekuilibruar sa është e mundur të gjithë anëtarësinë e OKB-së, sipas kontinenteve dhe rajoneve gjeostrategjike. Janë gjithsej pesë grupe rajonale, ndër të cilët është edhe Grupi i Evropës Lindore me 23 anëtarë. Grupi nga Sqhiperia ka një vend anëtari jo të përhershëm të rezervuar. Mandati i Shqipërisë si kandidaturë konsensuale e këtij grupi fillon më 1 janar 2022, duke zëvendësuar përfaqësuesen aktuale të po këtij grupi, Estoninë.

 

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...