17.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Vërshimet godasin Preshevën, kërkohet ndihmë nga Kosova dhe Shqipëria – mërgimtarët nga Zvicra lajmërohen të parët

Preshevë, 28 maj -Lugina e Preshevës është prekur nga një katastrofë natyrore ku reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale. Shtabi i Emergjencës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy fshatra të komunës që janë prekur më shumë. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch të parët janë lajmëruar diaspora shqiptare nga Zvicra, sidomos shoqatat humanitare nga Lugina e Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani thotë se ka kërkuar mbështetje financiar nga qeveria e Serbisë, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

“Për të përballuar këtë situatë të vështirë për komunën e Preshevës dhe për banorët e prekur nga vërshimet, kërkova ndihmë nga Qeveria e Serbisë. Po ashtu për ndihmë komunës dhe qytetarëve tanë iu drejtova me shkrim edhe kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti si dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, shprehet Sinani.

Ndërkohë deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se ka pasur dëme në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi ndaj ka bërë thirrje për ndihmë.

“Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje. Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të saj.

Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë. Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi! Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Falënderoj kryebashkiakun Veliaj. Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën”, deklaroi Kamberi.

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...