3.9 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Nënshkruhet marrëveshje mes Zvicres dhe Shqipërisë për avancimin e demokracisë dhe aksioneve civile

Tiranë, maj -Në Ambasadën e Zvicrës nga zv.shefi i misionit Patrik Meier dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko kane neshkruar një marrëveshje bshkepunimi mes Zvcrfes dhe Shqiperisë për forcimin e aksionit civil në nivel vendor përmes “LëvizAlbania”,  projekt ky që financon nisma për përmirësimin e demokracisë dhe shërbimeve në nivel bashkie, njofton korrespeondenti nga Tirana gazetë zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Ne e shohim angazhimin civil si thelbësor për demokracinë. Prania dhe aksioni i aktorëve të shoqërisë civile është shumë i nevojshëm për të siguruar që vendimet merren për interesin më të mirë të qytetarëve dhe të publikut. Grupet dhe individët civilë aktivë sjellin para zyrtarëve të zgjedhur shqetësime dhe zgjidhje të cilat nuk mund dhe nuk duhet të injorohen”, tha Patrik Meier, Zv.shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës.

Një gamë e gjerë aksionesh, nismash dhe projektesh të mbështetur dhe të financuar nga LevizAlbania përfshijnë rritje të transparencës, menaxhimin më të mirë financiar, dhe shërbime të reja në nivel bashkie. Nisma të tjera adresojnë përfshirjen sociale, çështjet e rinisë, kulturën dhe mjedisin.

“Nënshkrimi i sotëm formalizon fazën e dytë të këtij projekti, që do të zgjasë deri në 30 qershor 2023. Totali i parashikuar për t’u shpenzuar për fazën e dytë kap shumë 6.9 milionë franga zvicerane. Ky projekt ka synim kryesor forcimin e mirëqeverisjes në nivel lokal, me përfshirjen e aktorëve të shoqërisë civile. Duke pasur mbështetjen e palës zvicerane që përfaqëson një model të përkryer të vetëqeverisjes lokale, ne jemi të sigurt se ky projekt do të realizojë më si miri qëllimet e përcaktuara”, tha zv.ministrja Kuko.

LevizAlbania ka per objketiv të aftësojë aktorët civilë që të ndikojnë qeverisjen vendore dhe të përmirësojnë demokracinë dhe dhënien e shërbimeve nga bashkitë. Ky është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që siguron mbështetje për organizata, grupe informale dhe individë aktivë në fushën e aksionit civil, deri në vitin 2023.

 

Derniers articles