Skenderaj, 30 prill -Fshataret e komunes se Skenderajt nuk kshyrin ma nga qielli per ujë të pijshëm. Sepse, fale projekteve dhe angszhimit te Zvicres ka bere qe sot 25 fshatra të Drenices, Prekazit legjendar te jene furnizuar me uje te pojshem. Per kete duhet falenderuar miqte tane, Zvicren , ka thene kryetari i komunes se Skenderajit Bekim Jashari pas nje takimi me ambasadorin zviceran Thomas Kelly, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kjo falë bashkëpunimit me Qeverinë Zvicerane e cila ka financuar ndërtimin e gypit kryesor të ujësjellësit në mbi 25 fshatra kurse kyqjet individuale nëpër shtëpi janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe komuna jonë në 12 fshatra vitin e kaluar kurse në mbi 14 tjera këtë vit nga buxheti i komunës
Për të parë nga afër realizimin e projekteve në fjalë, ne inaugurim mori pjese edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, zëvendës udhëheqësin e zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Laurent Torche, përfaqësuesin e CDI-së Lavdim Osmanaj si dhe pjesëmarrësit e tjerë në projektet përkatëse.
Me këtë rast kryetari Jashari i shoqeruar me mysafirin ambasadorin Kelly kane vizituar rezervarin e ujit në fshatin Plluzhinë, stacionin e pompimit në LLaushë si dhe qytetarët që janë bërë me ujë të pijshëm falë bashkëpunimit me qeverinë zvicerane.
« Me këtë rast u shpreha shumë i kënaqur me mënyrën se si janë realizuar këto projekte ku në emër të qytetarëve të Skenderajt u shpreha falënderues ndaj Ambasadës Zvicerane, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe CDI-së për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm në komunën tonë. » ka thene z.Bekim Jashari, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Në shenjë mirënjohje, për këtë kontribut të qeverisë zvicerane dhe bashkëpunimit të shkëlqyer, ambasadorit Kolly si dhe zëvendës udhëheqësit të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Laurent Torche, i dhurova mirënjohje në shenjë falënderimi, stemën e komunës, instrumentin muzikor okaria si dhe piktura në të cilat është paraqitur Kompleklsi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Gruas së ambasadorit, i pari i komunrs se Skenderaj Bekim Jashari e nderou duke i dhuruar nje buqet luke dhe dhurata me simbole tona kombëtare, tradicionale.
Në fund të vizitës së bashku me delegacionin zviceran vizituam Prekazin dhe bëmë homazhe pranë heronjve e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Faleminderit popullit e shtetit zviceran që ndihmuan në realizimin e kërkesës elementare për ujë të pijshëm në Komunën tonë.