26.3 C
Berne
dimanche 30/08/2026

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, para pallatit te OKB-së ne Gjenevë qindra shqiptarë ben homazhe, marshuan duke kërkuar drejtësi për të zhdukurit në Kosovë

Gjenevë, 26 gusht -Me rastin e Dites Nderkombetare te te zhdukurve me force, sot me 30 gusht në Gjenevë para pallatit te OKB-së u mbajt nje proteste-marshim me moton “Marshi për Drejtësi” organizuar na shoqeri civile dhe ONG (OJQ) dmth organizata jo qeveritare, meqe rast u perkujtuna dhe u benehomazhe per viktimat të luftes duke kerkuar drejtesi nga Komuniteti nderkombëtar, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Përveq komuniteti shqiptare, dmth diaspores shqipatre ne Zvicer, ne kete marsh muaren pjese edhe nga komunitete tjera, përveq atyre nga Kosova edhe ata nga Bosnja, Ukraina, Palestina, Kili, Argjentina dhe vende të tjera nga bota, ne kërkim te te zhdukurve te tyre..

Pas 27 vitesh lufte, Kosova ende kerkon 1,579  persona te zhdukur 

« Më 30 gusht, shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, një ditë e caktuar për të kujtuar çdo familje, kudo, ende në pritje të lajmeve për një të dashur të humbur. 1,579 rastet e mbetura të Kosovës janë pjesë e një tabloje shumë më të madhe globale.. », ka thenË sot për gezeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch z.Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit – EURASIA.

Dilara Bayrak, Kryetare e Parlamentit të Republikës se Gjenevës
Andin Hoti, ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës
Christina Kitsos, Kryetare e Qytetit të Gjenevës;
Atdhe Hetemi, Drejtor i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë;
Rémy Pagani, ish-Kryetar i Qytetit të Gjenevës

Ne kete Marshim per te zhdukurit do te flasin edhe Iryna Parfeniuk na Ukraina, Rania Madi Palestina etj…Ne marshin e sotem mren pjese edhe veprimtarë dhe aktivist te shquar ne Zvcier si Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu, Kushtrim Gara, Shafake Ramadani, Merita Ajdini etj… Pjesë e aktivitetit ishin edhe një instalacion dhe performancë artistike, me pjesëmarrjen e artistit Ramë Dardania, aktores Ardita Kamberi, instrumentistit të lahutës Ibrahim Gjafëraj, Shoqatës Kulturore dhe Artistike “Ilirët” nga Lozana, Ansamblit Kulturor “Bashkimi” nga Berna, si dhe këngëtarit Blerim Ramadan, raporton nga vendi i gnjarjes gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Kryetarja e Gjenevës znj.Christina Kitsos: Lufta juaj na përket të gjithave dhe të gjithëve. Paqja e vërtetë fillon kur heshtja merr fund dhe kur e vërteta mund të zbardhet

Kryetarja e Bashkisë së Gjenevës Christina Kitsos isnte e para që ajo j drejtgua mases paar palaltit te OKB-së . « Është kënaqësi dhe nder të jem mes jush sot dhe t’ju përcjell përshëndetjet e autoriteteve të Qytetit të Gjenevës.Kjo ditë ka një rezonancë të veçantë për të gjitha familjet e markuara thellësisht nga zhdukjet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë… » th flimisht znj.Christina Kitsos

Sia ssaj « Më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të konfliktit, rreth 1’600 persona rezultojnë ende të zhdukur. Pas secilit prej tyre, një familje pret ende të marrë vesh të vërtetën. Koha e kaluar nuk e ka mbyllur këtë histori: ajo ka zgjatur padrejtësinë.Të gjitha këtyre familjeve, dua t’ju shpreh sot, në emër të Qytetit të Gjenevës, respektin tonë, solidaritetin dhe mbështetjen tonë. »

« Raporti i fundit vjetor i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili sapo është publikuar, i jep kësaj dite një rëndësi dhe seriozitet shtesë.Në fund të vitit 2025, KNKK kërkonte ende 409’855 persona në mbarë botën. Mes tyre, 42’596 ishin të mitur në momentin e zhdukjes së tyre.Gjatë këtij viti të vetëm 2025, u regjistruan 178’329 kërkesa të reja për kërkim – rritja më e madhe në të paktën dy dekada. Në të njëjtën kohë, fati i 28’693 personave arriti të zbardhej. » shtoi Kitsos

Raporti mes këtyre dy shifrave është tronditës tha sot ne Gjenevë znj. Christina Kitsos duek shtuar se « për çdo rast të zbardhur, kanë filluar më shumë se gjashtë kërkime të reja. Dhe këto shifra përfaqësojnë vetëm situatat e sjella në dijeni të KNKK-së. Përmasat reale të fenomenit janë shumë më të gjera. Në Argjentinë numërohen rreth 30’000 persona të zhdukur, në Ukrainë më shumë se 200’000, në Kili afër 1500, në Palestinë rreth 11’000 që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023, në Bosnjë-Hercegovinë më shumë se 7500.Të gjitha familjeve të personave të zhdukur, do të donha më në fund t’ju thosha këtë: ju kërkoni që faktet të vërtetohen, që përgjegjësitë të njihen dhe që gjithçka të vihet në lëvizje për të identifikuar dhe kthyer personat e zhdukur te të afërmit e tyre. »

« Ju kërkoni që kalimi i kohës të mos shndërrohet kurrë në indiferencë. Lufta juaj na përket të gjithave dhe të gjithëve, sepse një shoqëri matet edhe me vendin që ajo u kushton atyre që dhuna ka dashur t’i fshijë. Një paqe mbetet e paplotë për sa kohë që familjet janë të dënuara të presin. Paqja e vërtetë fillon kur heshtja merr fund dhe kur e vërteta mund të zbardhet. Është kjo rrugë që duhet të vazhdojmë të përshkojmë, pa rreshtur, përkrah familjeve. Ju faleminderit… » tha ne fund kryetarja e Bashkisë së Gjenevës Christina Kitsos, ction gaezat zvicerane ens qhip LeCanton27.ch

Ministri i Qeverise se Kosovës Hoti falendeorn diasporen shqiptare ne Gjenevë, Zvicer dhe Evropë qe ka dhenë dhe po jep gjthecka për shtetin tone!

Ne kete proteste-marshim  sot ne Gjenevë prezentoi edhe nje delegacion nga Prishtina, perfaqesues nga Qeveria e Kosoves i prire nga Andin Hoti, Ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Andini eshte i biri i veprimtrit te njohur Ukshin Hoti i zhdukur ne vitin 1999.

« Sot më 30 gusht, para selisë së OKB-së në Gjenevë, ngritëm zërin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë. Ne nuk kërkojmë mëshirë. Ne kërkojmë drejtësi!. » tha sot minsitri Hoti para qindra pjesemarrësve ne Gjeneve

« Kjo çështje vazhdon të mbetet ndër plagët më të dhimbshme të shoqërisë sonë dhe kërkon një angazhim të pandërprerë deri në zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë… » tha ne vazhdim z.Hoti, duke fâlenderuar diasporen shqiptare për ketë organizim.

Ministri kosovar z.Hoti neser, diten e hene do të pritet ne Gjenevë nga Komiteti i OKB-së për zhdukjet me forcë. Gjatë këtij takimi do të dorëzohet dokumenti “Letër nga Kosova”, përmes të cilit z.Hoti edhe si përfaqësues Qeverise Kurti dhe familjeve të viktimave të zhdukurve nga Kosova do te kërkojne nga OKB dhe Kominteti ndërkombetar te bejne presion në rgjimine Beogadit per te driquar te gjitha rastet e te zhdukurve dhe te japin pergjegjesi për varrezat masive në Kosove…

Kryeministri kosovar Kurti kërkon më shumë trysni ndërkombëtare ndaj Beogradit

Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch, në territorin e Serbisë nga vitit 1999 janë zbuluar 5 lokacione varreza masive (Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac, Rudnicë, Kizhevak etj…) me rreth 1,000 trupa të shqiptarë. Kurs enë territorin e Kosovës janë zbuluar qindra varreza masive dhe individuale dhe se fundi në Kalludër, ne Veri te Kosovës.

Me rastin e  Dites Nderkombetare te zhdukurve kryeministri i Republikes së Kosoves Albin Kurti sot ne Prishtine ka deklaruar se « 1,579 persona nga Kosova ende mungojnë dhe se fati i tyre duhet të zbardhet sa më shpejt. » Kurti e akuzoi Serbinë se vrau njerëz, i zhvarrosi dhe më pas ua rrëmbeu kufomat.

« Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur na gjen në fazën fillestare të procesit të identifikimit të mbetjeve mortore që vlerësohet se u përkasin së paku 23 personave, të gjetura në gërmimet e kryera javëve të fundit në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Republikës sonë, e të cilët dyshohet se janë viktima të zhdukjes me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. » ka shtuar Kurti

« Trysnia është domosdoshme. Familjet që kanë pritur afër tri dekada, nuk mund dënohen me ankth e dhimbje edhe për dy dekada të tjera. Ato dosje duhet të hapen një orë e më parë.. », tha ne vazhdim z.Kurti duke shtuar se « mohimi i drejtësisë për viktimat e luftës paraprihet nga mohimi i krimeve të kryera nga Serbia nga Beogradi zyrtar. », citon LeCanton27.ch

Sipas zyratreve te ICRC ne Gjenevë, « që nga fundi i konfliktit të Kosovës në vitin 1999, KNKK-ja ka regjistruar 6,066 persona të zhdukur. Këto shifra pasqyrojnë si se sa larg ka arritur procesi ashtu edhe sa shumë mbetet. Megjithatë, ka ende 1,579 raste të hapura që nga korriku i këtij viti. »

« Pra, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve na kërkon: të kujtojmë, së bashku, se familjet kudo që ende presin të dashurit e tyre nuk duhet të harrohen kurrë.,, » ka deklaruar ne fund z.Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit.

Derniers articles