20.5 C
Berne
dimanche 26/04/2026

Zvicra bëhet me dy deputetë shqiptarë në Parlementi zviceran në Bernë. Kryeministri Kurti, pas Islam Aliaj, pret deputetin tjetër Arbër Bullakaj

Bernë, 26 prill -Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e ardhshëm zviceran me origjinë shqiptare, Arbër Bullakaj, i cili pritet të nisë mandatin në fund të këtij muaji, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Kurti: Arbër Bullakaje shebull integrime, dje « auslander » sot depuet në Parlamentin Federal të Zvicrës

Gjatë takimit, Kurti e uroi Bullakajn për zgjedhjen në Parlamentin Federal të Zvicrës, duke theksuar se ai bëhet vetëm personi i dytë me rrënjë nga Kosova, pas Islam Alijaj, që fiton mandat në këtë institucion.

Me origjinë nga Suhareka dhe i zhvendosur në Zvicër gjatë viteve ’90, Bullakaj është aktiv në politikën zvicerane prej më shumë se dy dekadash. Ai mban funksione të rëndësishme në Partia Socialdemokrate e Zvicrës, ku është anëtar i këshillit federal, president i SP Migrante në kantonin St. Gallen dhe kryetar i Komitetit të Iniciativës Demokratike për reformën e shtetësisë.

Kjo iniciativë, e cila ka mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime dhe i është dorëzuar parlamentit në nëntor 2024, synon lehtësimin e procedurave për fitimin e shtetësisë zvicerane.

Në takim u diskutua për integrimin dhe sukseset e mërgatës në Zvicër, si dhe për kontributin e tyre në zhvillimin e Kosovës. Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim konkret në të ardhmen, përfshirë avokimin për Kosovën dhe forcimin e lidhjeve kulturore, politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Nga 22 tetor 2023 në zgjedhjet federale, Zvicra niset të mbushet me deputetë shqiptarë…

Isma Aliaj ishte i apri që « theu akullin » duke u zgjedhur deputeti i pare shqiptarë në Parlamentin Federal të Zvicrës. Ai ishte kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP) që mori rreth 95,054 vota. Ishte një moment historik, sepse u bë një nga deputetët e parë me rrënjë shqiptare në nivel federal në Zvicër. Aiaj duket se e ngrehu « kemben zhag.. » dhe pas vete mori Arbër Bullakaj, sot deputet i dyte shqiptare ne Paralemntin e Zvicres në Bernë, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Derniers articles