14.3 C
Berne
samedi 18/04/2026

Një proces i vjetruar dhe i degraduar / Sot behen 13 vjet nga marrëveshja e Brukselit: Serbët refuzaun paqe, provokuan, bene sulme terrorsite dhe lufte hibride per ta destablizuar Kosovën

Më 19 prill 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nënshkruan marrëveshjen e parë në Bruksel. Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq u pajtuan dhe nënshkruan marrëveshjen që përmbante 15 pika dhe qëllimi ishte normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, njfton gazeta zivicerane në shqip LeCanton27..ch 

Serbia nuk ka te ardhme te mirë as antaresim ne BE nese vazhdon me keto provokime ndaj Kosoves dhe diskriminimin e shqiptareve ne Luginen e Presheves

Vucic ne nje interviste per mediat serbe, ka theksuar se dikur e kshim me lehte te bisedonim me ish-qeverit e Kosovës, por me Albin Kurtin nuk mundemi te merremi vesh, ehste i apnegueshëm, kryefortë. Madje Vcici ne nje bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch rreth diallgour mes Kooves dhe Sebrise, ka theksiar se, merre me mend te gjthe ish-kryeminisrat kosovarma ka dhenë doren, kurse Albin Kurti asnjëherë, cfare pret nga ai njeri?!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit.

Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Marrëveshja e Brukselit (19 prill 2013) është një nga momentet kyçe në dialogun Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga BE.

-Catherine Ashton
-Federica Mogherini
-Josep Borrell
-Miroslav Lajčák

Çfarë është konkretisht?

Marrëveshja e Brukselit u arrit në Brussels me ndërmjetësimin e European Union, pas disa raundeve negociatash mes: Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Aleskander VUcic dhe Ivica Dačić. Qëllimi kryesor ishte normalizimi i marrëdhënieve, sidomos në veri të Kosovës (ku jeton shumicë serbe) dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Pra, marrëveshja e Brukselit ishte një kompromis politik për normalizim praktik, jo zgjidhje përfundimtare e konfliktit.

Të gjitha marrëveshjet që janë arritur e që janë, gjithsej, 38 sosh, janë bërë në supozimin normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e për integrimin e veriut të Kosovës. Dy marrëveshje, ajo e viti 2013 si dhe ajo e vitit 2015 për Asociacionin, por asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës.

Teksti i Marrëveshjes së 19 prillit është i shkruar në 15 pika, gjashtë prej të cilave lidhen me themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Çështja e Asociacionit është riaktualizuar si temë edhe ditëve të fundit. Teksa për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni i nënshkruar më parë nuk mund të bëhet pasi nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Për më tepër, Bashkimi Evropian ka kërkuar që të respektohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan më 19 prill 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian:

Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit.

Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’u ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.

mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së. Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.

Derniers articles