SHBA-ja, Danimarka dhe Britania e Madhe synojnë rishikimin ose largimin gradual të misionit të UNMIK-ut: duke e konsideruar si « mision paqeruajtës të fryrë pa paqeruajtës ».
Qëndrimet e anëtarëve: Rusia kundërshton ndryshimet në mandat ose buxhet, duke theksuar rolin e misionit, ndërsa Franca mban një qëndrim të ndërmjetëm, duke mbështetur efikasitetin dhe lidhjen e mandatit me normalizimin. Diskutimet do të fokusohen në raportin e ri mbi punën e misionit, në një kohë kur përparimi në dialogun Prishtinë-Beograd mbetet i kufizuar.
Raporti i KS të OKB-së: Retorika e sigurisë në rajon është ashpërsuar muajt e fundit
Në këtë seancë, Përfaqësuesi Special dhe shefi i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Peter Due, do të raportojë mbi zhvillimet e fundit dhe raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm.
Sipas dokumentit të publikuar në “securitycouncilreport.org”, “nuk ka pasur progres domethënës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet” Kosovës dhe Serbisë.
Në përpjekje për ta ringjallur procesin, thuhet se i dërguari special i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë të lartë në Prishtinë dhe Beograd gjatë janarit dhe shkurtit, përfshirë edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb Alleksandar Vuçiq.
Më 22 janar, Soirensen mblodhi në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë për takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, një trupë trilaterale që mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të vitit 2023.
Ndërkaq, theksohet se më 16 janar, Kurti njoftoi planet për integrimin gradual të institucioneve të shëndetësisë dhe arsimit të mbështetura nga Serbia në zonat me shumicë serbe në sistemin e Kosovës.
Lidhur me këtë, Sorensen theksoi se “çdo integrim i tillë duhet të jetë gjithëpërfshirës, në përputhje me zotimet e mëparshme dhe i dizajnuar për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve esenciale”, duke shtuar nevojën për konsultime të strukturuara me komunitetin serb në Kosovë.
“Më 11 shkurt, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova ranë dakord për stërvitjen e parë të përbashkët për vitin 2026, pas një takimi të zyrtarëve të tyre të mbrojtjes. Ky hap nxiti një reagim të ashpër nga Beogradi, me Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë që dënoi takimin trelateral dhe planet e ndërlidhura të sigurisë si shkelje të Rezolutës 1244, duke theksuar se KFOR-i mbetet formacioni i vetëm i armatosur legjitim në Kosovë me mandat të definuar qartë”, thuhet në fillim te raportit, percjellur nga gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Në vazhdim te raportit vleresohet se periudha zgjedhore e pas 28 dhjetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi gjysmën e votave me 57 ulëse në kuvend, procesi pas zgjedhjeve u zgjat më pas nga një rinumërim në të gjithë vendin dhe një hetim për manipulimin e votave, në të cilin autoritetet arrestuan më shumë se 100 persona, megjithëse rezultati i zgjedhjeve nuk ndryshoi.
Më 11 shkurt, parlamenti miratoi një qeveri të re të udhëhequr nga Kurti, duke i dhënë fund më shumë se një viti bllokimi politik!
Më 5 mars, parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedhë një president brenda afatit kushtetues, per shkak llokadave te opozitës, kurse Osmani shpërndau parlamentin më 6 mars dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, por më pas ndërhyri Gjykata Kushtetuese. Por më 25 mars Gjykata Kushtetuese e kundestoi vendimin e Vjosa Osmann, sepse dekreti i saj për shpërndarjen e parlamentit nuk kishte efekt ligjor dhe i dha kuvendit 34 ditë për të zgjedhur një president”, thuhet ne vazhdim te raprtin te KS të OKB-së, shkruan LeCanton27.ch
Këshilli thotë se ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe promovimi i uljes së tensioneve në veri mbetet prioritet kyç.
Një çështje e dytë kyçe është nëse Këshilli mund të ndihmojë në ruajtjen e momentumit prapa dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e angazhimeve ekzistuese.
Raporti vazhdon më tej duke thënë se shumica e anëtarëve të Këshillit mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por ndarjet mes anëtarëve të përhershëm mbeten të thella.
Ndërkaq, për sa i përket mandatit të UNMIK-ut, raporti thotë se ideja e mbylljes së tij është një çështje polemizuese midis anëtarëve të Këshillit, duke thënë se “ShBA-ja ka qenë mbështetësja më e zëshme e rishikimit të operacioneve të UNMIK-ut dhe përfundimisht heqjes graduale të tij”.
“Në informimin e Këshillit më 21 tetor 2025 mbi Kosovën, ShBA-ja e përshkruan UNMIK-un si një ‘mision paqeruajtës të fryrë pa paqeruajtës’ dhe bëri thirrje që funksionet e tij të transferohen te agjencitë më të përshtatshme për t’i kryer ato”.
“Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar në mënyrë të ngjashme argumentuan se një rishikim strategjik ishte vonuar”.
“Franca ka mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm, duke shprehur mbështetje si për ‘përpjekjet e arsyeshme për të përmirësuar dhe racionalizuar misionet paqeruajtëse përmes masave të efikasitetit’, ashtu edhe për zgjatjen e mandatit të UNMIK-ut për aq kohë sa është e nevojshme, duke theksuar se mandati i misionit është i lidhur ngushtë me procesin e normalizimit”.
“Rusia, në të kundërt, ka kundërshtuar ndryshimet në mandatin apo buxhetin e UNMIK-ut, duke mbajtur qëndrimin se misioni vazhdon të luajë një rol thelbësor”, u potencua në raportin e KS të OKB-së, i cili pritet të diskutohet gjatë këtij muaji.

