6.1 C
Berne
lundi 16/02/2026

Drejtori i Reporterëve pa Kufij: Kërkojmë zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve te vrasjeve të gazetarëve në Kosovë. Serbia dhe Shqipëria të përmisojë gjendjen e mediave para anëtarësimit në BE

Njeriu numer një i Reporterëve pa Kufij (RSF) z.Thibaut Bruttin ne bisedë me redaktorin e gazwtes zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Gjenevë, 16 shkurt -Thibaut Bruttin, eshte Drejtor i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij (RSF) me te cilin gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27 ka zhvilluar një bisedë mbi (mos) këcrinimet e gazetarëve dhe situaten e mediave ne ballkan. Ai eshte diplomuar në Paris në çështje publike. Kolegu Bruttin është gjithashtu historian filmi dhe autor i disa librave mbi Louis de Funès dhe Michel Audiard.

E themeluar në vitin 1985, RSF është tani një ONG me seli në Paris, shtatë zyra dhe gjashtë seksione ndërkombëtare, si dhe një rrjetet prej më shumë se 160 korrespondentësh në të gjithë botën qe ndjek edhe zvillimet gazetareve dhe mediave ne Ballkan, perfshire ketu edhe Kosovë edhe Shqipërinë. Sipas rendijes se Reporters ssn Frontires ne vitin 2024 Kosova ishte ne nje rang te vacuar (74) për dallim nga Serbia (98) dhe  Shqiperia (99). Per vitin 2025 do presim raportin e RSF qe do te publikohet me 3 maj, diten Nderkombtare te shtypit për te pare se e ka ndyrshime, apo situata e mediave ne vendet e ballkanit eshte pemrisuar apo keqësuar.

Ja se cfarë per te gjitha keto njeriu numer një e Reporterëve pa Kufij (RSF) z.Thibaut Bruttin ne bisedë me redaktorin e gazwtes zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Reporterë pa Kufij: Gazetaret në Serbi në shenjster të forcave te rendit dhe mafias

  • Jemi deshmitar se si ka qene situata e mediave para luftes ne Ballkan sidomos ne Kosovë. Pas luftës në Ballkan, mendonim se situata e mediave eshte përmirësuar?

Thibaut Bruttin: Nuk eshte keq, por mendoj se problemet me  gazetarët dhe mediat ne rajon vazhdojnë ende. Sot shtrohet pyetja: si po jetojmë aktualisht në mjedisin mediatik? Ka disa problematika. Së pari, ekziston një problem i qartë me fjalën publike: kemi vendimmarrës publikë që ndonjëherë përdorin një gjuhë jashtëzakonisht të dhunshme ndaj gazetarëve. Mendoj veçanërisht për Ballkanin, për presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, i cili ka përdorur deklarata shumë të ashpra kundër gazetarëve.

Ekziston gjithashtu problemi i kapjes oligarkike të mediave — radio dhe televizione që kontrollohen nga interesa financiare dhe politike. Për oganizaten tone RSF situata ne rajon e mediaveshte sheqetesuese që po vazhdon te jet e një niveli të  lartë të dhunes ndaj gazetarëve, të cilët mund të bëhen objekt i sulmeve, madje edhe nga forcat e rendit, perfshire këtu edhe grupe mafioze. Kemi parë raste të tilla në Ballkan, sidomos ne Serbi dhe në Bosnje. Për këtë arsye jemi detyruar të ofrojmë ekipe mbrojtjeje për gazetarët në rajon.

  • Gjate viteve te fundit jemi deshmitar se nuk ka pasur kercnime serioza e as vrasje te gazetareve ne Kosovë. Por, pas lufte sipas organizatave nderkombëtare ka pasur zhdukje dhe vrasjet të gazetareve qe fatkeqesisht nuk ka pasur as arrestime e as ndeshkime te autoreve për këto krime?! Si mund te ndodhe kjo ne nje vend te Evropes, mesazhi juaj?

Thibaut Bruttin: Problemi që hasim, si para ashtu edhe pas luftës, është pasiguria e gazetarëve dhe mungesa e drejtësisë. Është e qartë se mosndëshkueshmëria e krimeve kundër gazetarëve nxit krime të reja. Për këtë arsye kemi bërë thirrje, së bashku me organizata ndërkombëtare aktive në Kosovë, për hetime efektive dhe të pavarura, me qëllim zbardhjen e këtyre krimeve dhe vendosjen e përgjegjësisë. Prandaj, kerkojme nga autortet ksovare dhe atol dnekromberare ne rajon te zbulojne  dhe ndeshkojne e atorët e vrasjeve të gazetareve ne Kosovë, sepse mosndëshkimi i autoreve të vrasjeve të gazetarëve ne Kosovë, nxit krime të reja.

Liria e shtypit nuk lidhet vetëm me sigurinë fizike të gazetarëve. Ajo përfshin edhe ekonominë e mediave, besimin e qytetarëve dhe një diskurs politik të përgjegjshëm. Nuk mund të thuhet se Kosova shkëlqen në të gjitha këto dimensione. Problemi me hetimet e vjetra — për gazetarë të vrarë 10 apo 15 vite më parë — është se shpesh është shumë e vështirë të gjenden dëshmitarë dhe prova. Megjithatë, ndonjëherë e vërteta del në pah edhe pas shumë vitesh. Për shembull, këtë javë kemi publikuar një hetim për një krim të kryer në Siri në vitin 2014. Pra, ndonjëherë proceset e gjata mund të çojnë në drejtësi.

  • Cfare eshte gjendja e mediave ë Kosovë dhe Shqiperi ne syte e Reporters Sans Frontieres?

Thibaut Bruttin:  Po, sigurisht me e mire se nga vitete e para te pasluftës. Por situata e mediave  si në Shqiepri ashtu edhe në Kosove nuk eshte edhe aq lula siq thone. Kosova ka rënë në renditjen botërore të lirisë së shtypit në vitin 2025. Ajo ishte rreth vendit të 78-të në vitin 2024, ndërsa tani ndodhet në vendin e 79-të. Shpresoj që në të ardhmen situata ne Kosovë do te përmirësohet.

  • Sikur Serbia edhe Shqipëria, por edhe Kosova pretendojne që një dite te jene anetare e BE-së. A mund të pranohet edhe keshtu me ket gjendje alarmante te mediave ku sulmohen, kercnohen e vriten gazetaret  e nuk zbulohen autoret e këtyre krimeve ?

Thibaut Bruttin:  Sa i përket perspektivës evropiane, sot ka diskutime më konstruktive brenda kornizës së Bashkimit Evropian. Shembulli i Shqipërisë është domethënës: ka kandidatë që angazhohen për demokraci liberale dhe për gazetari të pavarur si pjesë e procesit të integrimit evropian. Siqa e thashë me larte, është e qartë se mosndëshkimi i autoreve të krimeve kundër gazetarëve nxit krime të reja. Prandaj, Bashkimi Evropian kërkon nga vendet që të përmirësojnë lirinë e shtypit dhe situatën e mediave përpara anëtarësimit. Nuk është gjithmonë e lehtë, por ka diskutime konstruktive. Me kalimin e kohës, këto vende duhet të tregojnë përkushtim real dhe jo vetëm deklarativ ndaj vlerave demokratike.

Derniers articles