“LVV dhe Vjosa Osmani në qendër të sfidave politike”
Debati politik në vend vazhdon të mbetet i tensionuar, sidomos pas zhvillimeve që shoqëruan konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Akuzat për bllokada institucionale, përplasjet mes pozitës dhe opozitës, si dhe diskutimet rreth zgjedhjes së presidentit/es së ri/re, kanë thelluar ndarjet në skenën politike.
E në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e presidentit/es të vendit, për “Bota sot” foli veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.
Fillimisht, ai kritikoi ashpër partitë opozitare, të cilat sipas tij bllokuan konstituimin e Kuvendit për muaj të tërë, ku më pas si pasojë u mbajtën edhe një palë zgjedhje të tjera, ato me 28 dhjetor.
Sipas tij, të gjitha sulmet që kundërshtarët politikë bën ndaj Kurtit dhe LVV për muaj të tërë, ndikuan që në zgjedhjet e dhjetorit, kjo parti mori fitore të madhe, derisa partitë opozitare u ndëshkuan nga qytetarët.
Për afro një vit opozita destruktive, PAN-i i kriminalizuar përdori të gjithë arsenalin propagandistik, në koordinim me lukuninë e gazetarëve mercenarë, të prirë nga agjenti i Serbisë, Baton Haxhiu, se bllokadën 9 mujore, për konstituimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, e bëri pozita e kryesuar nga Albin Kurti me LVV dhe aleatët Guxo dhe Alternative.
Por, populli në Kosovë dhe Mërgatë, brenda një dite të vetme, pikërisht, më 28 dhjetor 2025, me votën e tij të lirë demokratike, vërtetoi se bllokadën e bëri opozita e bashkuar dhe jo pozita. Prandaj e ndëshkoi opozitën me humbjen e thellë dhe tërësisht meritore. Qëllimi i bllokadës të opozitës ishte që humbjen e saj ta kompensonte me fitoren në tavolinë!
Pra, vota demokratike e popullit demantoi bindshëm të gjitha akuzat se, kinse, pozita bëri bllokadën, duke e turpëruar dhe kriminalizuar opozitën me argatët e saj, njëherësh edhe hafije në shërbim të Serbisë”, nënvizoi ai.
Më tej, Zeqiraj përmendi procedurat për formim të insitucioneve, e ku që pas tyre do vijë radha për të zgjedhur presidentetin/en e re të vendit.

