9.6 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Mjekët e Diasporës me Tiranën dhe Prishtinën mobilizohen: Sigurimi i vaksinave dhe testimi falas per popullatën shqiptare në ballkan

Berlin, 24 shkrut -Pandemia COVID-19 dhe vaksionimi si një urgjencë dje dhe sot ka bashkuar kokë me kokë në një ekran (Zoom)  specialiste, eksperte dhe profesionistë shqiptarë të diasporës në fushën e mjekësisë  ne takimin “Takimin e Mjekësisë në Diasporë” i cili zhvillohet per te dyten here. « Qëllim prioritar ka sigurimi i vaksinave dhe një testim sa më i shpeshtë madje deri në falas të pacientëve dhe të popullatës shqiptare… » ka thenë Dr. med. Aurora Dollenberg, kryetare e Federates së Mjekeve shqiptare ne Europe, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Federata e Mjekëve prezantoi punën e bërë në vitin pandemik 2020 – 2021 dhe të gjitha projektet që mjekët e federatës kanë për qëllim ti realizojnë në vitin 2021. Qëllim prioritar ka sigurimi i vaksinave dhe një testim sa më i shpeshtë madje deri në falas të pacientëve dhe të popullatës shqiptare

Federate e mjekeve shqipatare ne Europe u prezantua ne kete samit nga kryetarja Dr. med. Aurora Dollenberg dhe shume prej mjekeve te saj si:

Dr.Altin Ndroi përfaqësuesi i mjekëve për Portugaline
– Dr. Kristo Papa, përfaqësues i mjekëve për Anglin
Dr.Valbona Kotoni Selimaj perfaqesuese e mjekeve ne Belgjike
Dr .Vjola Haliti përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri
Dr.Arbër Morina përfaqësues i mjekëve në Kosovë
Dr.Rezarta Elezi përfaqësuese e mjekeve ne Maqedoni

Diskutimi u zhvillua në tre panele: “Politikat shtetërore, mjekët shqiptarë në Diasporë dhe roli i rrjetit të profesionistëve”, COVID-19 “ Sfidat, vështirësitë dhe menaxhimi i situatës nga mjekët në vend dhe në Diasporë” si dhe “Vaksina, një lehtësim për sistemin shëndetësor dhe jetën e qytetarëve Ishim të gëzuar të dëgjonim nga Zv.ministrja e Shëndetsisë Znj.Mira Rakacolli dhe Shefi i Departamentit te Urgjencës QSUT Dr.Skendër Brataj që pandemia si nga ana teraupetike dhe diagnostike po menaxhohet shume mire dhe protokollet e trajtimit dhe masat për të testuar pacientët janë gjithnjë të aktualizuara.

Federata e Mjekëve prezantoi punën e bërë në vitin pandemik 2020 – 2021 dhe të gjitha projektet që mjekët e federatës kanë për qëllim ti realizojnë në vitin 2021. Qëllim prioritar ka sigurimi i vaksinave dhe një testim sa më i shpeshtë madje deri në falas falas të pacientëve dhe të popullatës shqiptare. Në këtë takim pati një pjesmarrje shumë të gjerë të mjekëve dhe të anëtarëve të federatës duke shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat e deritanishme qe kemi në konfrontimin që kemi në pëditshmërinë tonë në luftën kundër COVID – 19.

DR. Aurora Dollenberg: I përgëzojmë të gjithë kolegët por edhe përfaqësuesit e stukturave shëndetsore për angazhimin e tyre ne luftën e përbashket kunder COVID-19

Dr.Aurora Meta Dollenberg, presidente e FME: Ja kur do të merrë fund pandemia - Le Canton 27 le Journal Suisse Albanais en SuisseDr.med Aurora Dollenberg prezantoi hapat terapeutike dhe diagnostike që zbatohen në pjesën më të madhe te vendeve europiane në bazë te unifikimit te protokolleve te trajtimit që është bërë nga puna e federatës gjatë gjithë vitit pandemik. Konferenca pati për qëllim edhe njohjen me punën e mirë të bërë nga qeveria shqiptare dhe nga sistemi shëndetsor shqiptar i deri tanishëm. I përgëzojmë të gjithë kolegët por edhe përfaqësuesit e stukturave shëndetsore për angazhimin e tyre dhe përgjegjshmërinë që kanë në pëballimin e sfidave të pëditshme që nga mutacionet e reja ,qe nga numri i rritur i testimeve dhe deri tek diagnostikimi sa më i saktë i COVID-19.

Falenderojme edhe të ftuar të tjerë special si: Dr.Erjona Heta, Konsullen e Nderit ne Gjermani Znj.Anduen Stephan,Znj.Anila Hyka Nen/kryetare e Fondit te Zhvillimit per Diasporen,Znj.Anila Börger dhe Z.Neshat Asllani.

Minisitra shqiptare e shëndetesisë Manastriliu: Dua të falenderoj të gjithë mjekët e Diasporës për kontributin e tyre për të menaxhuar bashkë këtë pandemi!

Ministre erdhi”/ Manastirliu flet për momentet e vështira të 2020-s dhe lajmin e parë që e tronditi - AktualitetiOgerta Manastriliu Ministre e Shendetsise “Jam shumë e lumtur që organizojmë një takim virtual, edhe pse do doja të ishim të gjithë bashkë si vitin e shkuar, një takim nga ku lindën shumë ide. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për të gjithë rolin që kanë pasur përgjatë këtij viti, i cili konsiderohet si viti më i vështirë nëkëtë luftë me COVID-19. Dua të falenderoj të gjithë mjekët e Diasporës për kontributin e tyre për të menaxhuar bashkë këtë pandemi, duke ndarë me ne eksperiencën e tyre, praktikat e unës dhe protokollet shëndetësore.

Pavarësisht se ku jetoni ju mbeteni mjekë që jepni një ontribut të madh për vendin dhe shqiptarët kudo që janë. Unë e mbështesë shumë këtë rrjet rofesionistësh, një rrjet, i cili veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë tregoi një gatishmëri për bashkëpunim”.Dua t’iu bëj thirrje të gjithëve ju, mjekë të diasporës, që të jepni kontributin tuaj personal në krijimin e këtij modeli të ri. Brenda dy javësh do të hapim thirrjen për rekrutimin e personelit mjekësor për këtë spital, i cili do të menaxhohet nga kolegë turk për një periudhë, deri sa të ngrihet modeli.

Ministri i Diaspores Majko: Mjekët e Diasporës e kanë fituar statusin për të qenë prezent me opinionin publik në Shqipëri

Majko i përgjigjet Vuçiç - ATSH -Pandeli Majko Ministri i Shtetit për Diasporën “Kjo që po kalojmë i ka bërë mjekët protagonistët e kohës. Mendoj se mjekët e Diasporës e kanë fituar statusin për të qenë prezent me opinionin publik në Shqipëri. Opinioni u njoh me një rrjet të zgjeruar mjekësh në Diasporë gjatë kohës së pandemisë. Ekspertë që nuk kanë nevojë për fjalë, sepse e kanë dëshmuar me statusin që kanë fituar në vendin ku jetojnë.…

Enver Roshi, Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Punëve Sociale “Mjekët e Diasporës përfaqësojnë atë pjesë fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Kanë çuar në një shtet tjetër imazhin e Shqipërisë. Kjo pandemi nxori edhe më shumë në pah vlerat e tyre përballë nesh. … .. Mesazhet që mjekët e Diasporës kanë qenë vërtet tërëndësishëm, kanë dhënë shumë këshilla të vlefshme, duke qenë kështu një kontribut i madh në luftën kundër pandemisë.”

Arben Gjata Rektori i Fakultetit të Mjekësisë “Mjekët e Diasporës na kanë ndihmuar me literaturë, me sugjerime, ide. Një libër shumë i rëndësishëm na ka ardhur shumë shpejt falë mjekëve tanë në Diasporë, një libër që për stafin mjekësor ishte shumë i dobishëm. Kjo pandemi i riktheu mjekut vlerën e vet, mjekëve në Shqipëri, një imazh i prishur për shkak të disa rasteve sporadike. Ne jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi, sepse mjekët në Diasporë janë një pasuri intelektuale për ne. Është shumë i domosdoshëm bashkëpunimi me kolegët jashtë dhe një bashkëpunim shumë i fortë midis universiteteve shqiptare të mjekësisë, mes Universitetit të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe të kemi një bashkëpunim mbarëshqiptarë.”

Fatmir Brahimja Presidenti i Urdhrit të Mjekut Kemi konstatuar se ju jeni kontribues të shquar në sistemin shëndetësor, jeni pjesë aktive esistemeve shëndetësore të njësive shëndetësore ku punoni. Sot në revista prestigjioze shkencore mund të shohim emra të shumtë të shqiptarëve. Në gjendjen civile dhe tek Urdhri i Mjekut ju jeni ende të regjistruar, ndaj do ju lutesha të na ndihmoni me arritjet, kualifikimet që keni bërë në mënyrë që të rinovojmë të dhënat tuaj dhe të nxisim bashkëpunimet në fusha të ndryshme.”

Duke uruar që ky takim të japë fryte sa më të mira në arritjen e një vaksinimi sa më të shpejtë dhe te sigurt ju themi faleminderit të gjithëve pjesmarrësve në punën e bërë gjithë vitit pandemik dhe për angazhimin e vazhdueshëm të tyre. / Le Canton27.ch

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...