5.5 C
Berne
mardi 3/02/2026

ISEAL në Lozane bashkon drejtuesit e Shoqatave kryesore profesionale në Zvicër e gjithandej

Lausanne, 1 shkurt -Përtej përkrahjes së ISEAL-it, ky takim ishte shprehje e synimit në bashkim të njohurive dhe forcës mendore në shërbim të strukturimit dhe mirëqenies së Diasporës. Për here të parë bashkohen drejtuesit e Shoqatave kryesore profesionale në Zvicër e gjithandej, ehstenkjo merite e ISEAL në Lozane qe drejtohet nga drejtori Driton Kajtazi, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
         Dr Gëzim Dushi i përshëndeti të pranishmit në emër të Këshillit të Fondacionit ISEAL. Vjosa Gërvalla, drejtoreshë e Shoqatës albinfo.ch në mënyrë të përkryer drejtoi dy debate me Temat : « Roli i ISEAL-it në Konsoludimin e Vlerave Diasporike » dhe « ISEAL dhe perspektivat e ardhshme të Diasporës » me panelistët, sipas renditjes analfabetike, si vijon: Erlinda Orllati, përfaqësuese e firmës më të madhe shqiptare ne Zvicër « Orllati »
Fane Shala, Kryetare e Shoqates së studentëve Shqiptarë – AEAUL, Liburn Mehmetaj, bashkë-kryetar i Lidhjës së Arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në Zvicër (LAPSH & SHSHZ)
Mentor Bilalli, kryetar i Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Zvicër Mentor Ilazi, kryetar i Shoqatës së Inxhinierëve dhe Artitektëve Shqiptarë në Zvicër Mentor Latifi, ambasador i Kosovës në Zvicër, Orhan Spahiu, kryetar i Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër Tefik Selmani, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në Zvicër Valon Gashi, sekretar i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, Driton Kajtazi, drejtor i ISEAL-it e përfundoi paraqitjen e historikut dhe projekteve të ISEAL-it 2026-2030 duke theksuar, në mes tjerash se: «Rilindja Kombëtare ka lindur në Diasporë, ndaj rritja dhe zhvillimi Kombëtar janë të pandara nga Diaspora».
Përgjegjës të firmave të ndryshme dhe personalitete nga Kultura dhe jeta Akademike i dhanë madhështi kësaj mbrëmje. Mbrëmja u organizua falë nismës dhe angazhimit të Tefik Selmanit i përkrahur nga një ekip i tërë.

Derniers articles