Uashington, 28 janar- Kongresmeni Keith Self sjell Luginën e Preshevës në qendër të vëmendjes në Kongresin Amerikan. Komiteti i Politikës së Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka votuar për një projektligj që kërkon një raport mbi situatën e pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës. Nese Beogradi, nuk nderrmer hapa urgjent, Serbise mund mund t’i kushtoj shtrenjt, mund t’i sjell telashe serioze duke bllokuar Serbine ne rrugëtimin e saj drejt BE-së. Nga ekspertet vendor dhe ndekrombëtarer rruga e Serbisë për ne BE kalon permes Preshevës!, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
SHBA miratoi ligjn për vlerësimin e diskriminimit në Luginën e Preshevës,! Cka nenkupton kjo?
Sipas një artikulli të 22 majit 2025 në gazetën zvicerano-shqiptare LeCanton27.ch, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të ndalonte atë që ajo e quajti « spastrim etnik » të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Beogradi. Osmani pretendoi se ky « spastrim etnik » i shqiptarëve në Luginën e Preshevës (Serbi) po ndodh përmes metodave administrative siç është pasivizimi i adresave dhe bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare. Ky raport u bë në kontekstin e vizitës zyrtare të Osmanit në Zvicër, ku ajo u takua me zyrtarë të lartë zviceranë. Për më shumë detaje, vizitoni LeCanton27.ch.
Serbia po vazdon me politikat e saja antishqiptare ne Luginen e Presheves si dikur, para vitit 1999 në Kosovë duke bere shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjes së gjuhës shqipe, simbolet kombëatre, në punësim, mospërfshirjen në institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore etj…
Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihen edhe si Lugina e Preshevës.
Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, një nismë ligjore që synon të adresojë trajtimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetin “X” nga “Albanians for America”, ku thuhet se sot shënohet një moment i rëndësishëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Diskriminimi i shqipatreve ne Luginen e Presheves dhe mos zbulimi i vrasjeve ne keto tre komuna shqiptare mund të bllokojne procesin e anetarësimit te Serbisë ne BE, shkruan gazeta zviocerane ens hqip LeCanton27.ch
Projektligji amerikan për shqiptaret në Preshevë mund të pengoj anëtaresimin e Serbise ne BE-së për shkak diskriminimit flagrant, militarizimit dhe vrasjeve te pazbuluara te 20 shqiptarev në Luginë
Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.
Ai urdhëron një hetim mbi trajtimin e pakicës shqiptare në Serbi, përkatësisht diskriminimin e supozuar dhe shkeljet e të drejtave të komunitetit shqiptar. Ktu mund te prfshihen edhe vrasjet gjate dhe pas luftes ne Lujginen e Presheves, ku siq dihet jane vrare 20 shqiptare (aty edhe nje fëmije) intelektual dhe biznesmen qe sot e kesja dite shteti serb heshtë?!
Kongresmeni republikan amerikan Keith Self deklaroi se shqiptarët në Serbi po e kanë gjithnjë e më të vështirë të ushtrojnë të drejtat themelore, siç janë sigurimi shëndetësor, e drejta e pronës, punësimi dhe votimi.
Veq kesaj, Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë. Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës është përfshi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë 2025. Aty theksohet se kjo është një praktikë diskriminuese, duke shtuar edhe se aty nuk ka përfaqësim të shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi. Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas luftës në Serbi janë vrarë dhe zhdukur mbi 20 shqiptare të Lugines se Presheves (Serbi Jugore) dhe deri tash akush nuk ështe arrestuar e as nuk është ndeshkuar?!
Në diplomat nga Brukseli i ka pohuar gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch se « Pa heqjen dorë Beogradi nga diskriminimi flagrant i te drejtave kombëtare te shqiptareve ne Luginen e Presheves, pa demilitarizimit e Lugines dhe pa zbulimin dhe ndeshkimin e autoreve të vrasjeve të mbi 20 shqiptareve në Luginën e Presheves pas luftes nuk do kete integime proevropiane. »


