Një burrë shqiptar u arrestua gjatë rrugës për në Lion: mbante me vete 33 kilogramë kokainë. Ndërsa udhëtonte për në Lion, një burrë u arrestua në rajonin e Gard. Ai kishte në zotërim më shumë se 30 kilogramë kokainë, njofton gazeta zvicrane ne shqip LeCanton27.ch
Oficerët e doganës arrestuan një burrë shqiptar që vinte nga Spanja në zonën e pushimit Vergèze në Gard. Burri ishte në anë të autostradës A9 dhe mbante me vete 33 kilogramë kokainë.
Sipas Objectif Gard, burri i tha policisë se po shkonte drejt zonës së Lionit kur u ndalua. Ai mbante me vete edhe disa bidonë me benzinë. Vlera totale e sekuestrimit vlerësohet në 700,000 euro.

