-6 C
Berne
mercredi 31/12/2025

Për raportin e Dick Marty, prokurorja zvicerane del Ponte gazetarit Nefail Maliqit në RTK: Thaçi s’ka lidhje me trafikim organesh (VIDEO)

Ish-Prokurore e Përgjithshme e OKB për krimet e luftës në ish-Jugosllavi Carla del Ponte ne vitin 2016 ne nje bisedë me gazetari e njohur shqiptar ne Zvicër, sot kryeredaktor i gazetes zvicerane ne shqip “LeCanton27.ch” ju eshte përgjigjur pyetjeve rreth rapertimit te Dick Marty i cili akuzon Thacin dhe kreret tjere te UCK-së për trafik organesh si dhe për specialen se si kreret e UCK-së i quan si “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Ja se cfare ka thene ajo te cilien intervistë e ka emetuar edhe RTK, njfton gazeta zvicerane en shqip LeCanton27.ch

Gazetari shqiptarë: Znj Del Ponte a mund të krahasohen krimet e forcave serbe të Millosheviçit me ato të UÇK-së?

Për vite të tëra kanë qarkulluar nëpër media të ndryshme si dhe në qarqe të ndryshme politike dhe jopolitike histori lidhur me serbët, shqiptarët, joshqiptarët si dhe shqipfolës të rrëmbyer dhe të vrarë për organet e tyre në muajt që pasuan luftën në Kosovë. Sipas disa burimeve, hetimet janë kryer nga tri grupe: Nga hetuesit e Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës dhe Serbia, mirëpo nuk arritën deri më tani të gjenin prova konkrete që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte trafikuar organet e personave të ndaluar apo të rrëmbyer me dhunë pas luftës së Kosovës.

Edia Rama ne Strasbourg (12 tetor 2022) tha se raporti i Dick Marty është « Fake News’ sepse ish-krerete UCK-së nuk jane marrur me trafik organesh »..Dhe ashtu doli pasi Carla del Pone ne intevristen dhene ne OKB gazetarit Nefail Maliqi emetur permes RTK-se eshte shprehur se « Thaçi s’ka lidhje me trafikim organesh.. »

Kurse ne raprtin e Dick Marty dhe mediat ndërkombëtare, ishte thënë se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në padinë e hjaktes spacikla pë rrkime ne Kosovë ndaj ish-Presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë në Hagë, kjo nuk përmendet fare.

Në lidhje me këtë pyetje, del Ponte u përgjigj se “realisht me të vërtetë e çuditshme, sepse ky trafik organesh përmendet nga prokurori amerikan John Clint Williamson, i konfirmuar më parë nga z. Dick Marty. »

Sipas gazetës “Le Canton27.ch” ne Zvicër, në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”

E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç, që duket se është bërë një “copy-past”!

Del Ponte u përgjigj: “Jo, kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Millosheviçit me ato të UÇK-së. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përgatitën këtë aktakuzë.

Siç e dini, forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviçi kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocide dhe spastrime etnike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20,000 vajazave dhe grave kosovare gjatë konfliktit.

Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, e shoh si diçkai të ekzagjeruar. Dhe unë gjithashtu dyshoj si ju, nëse ata që e përpiluan këtë akt-akuzë i bënë “copy-past”, akt-akuzës kundër Millosheviçit dhe kjo gjë nuk është e drejtë.

Derniers articles