18.7 C
Berne
vendredi 2/10/2026

Gjurmëve të rrënjëve shqiptare: Xhamia 450-vjeçare e Koxha Mehmet Beut në Tabanoc drejt restaurimit

Gazetari i njohur Nefail Maliqi ju pershndet, ju flet drejpserdrejti nga vendi i ngjarjes, nga Tabanoci (dikur Shipni) pranë kufirit mes Kuamnoves dhe Preshves apo ne kufirn aktual mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, aty ku qëndron ende një dëshmi e lashtë e pranisë shqiptare dhe myslimane në këtë trevë – Xhamia e Koxha Mehmet Beut.

Në këtë vend, vetëm pak metra larg pikëkalimit kufitar me Serbinë, ndodhet një prej objekteve më të vjetra të trashëgimisë islame në rajon. Xhamia e Koxha Mehmet Beut, e cila prej vitesh është lënë në mëshirë të kohës, tashmë duket se po hyn në një fazë të re: ka nisur pastrimi i hapësirës përreth saj, si një hap drejt restaurimit dhe rikthimit të objektit në funksion, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Xhamia Koxha Mehmet Beut në Tabanoc është nën mbrojtje ligjore si monument i trashëgimisë kulturore dhe është në administrim të Bashkësisë Islame, përkatësisht Myftinisë së Kumanovës. Për gjendjen e saj të rënduar dhe nevojën për restaurim është raportuar prej vitesh. Që në vitin 2016, mediat raportonin se ajo ishte një monument i mbrojtur me ligj, por se ende nuk ishte restauruar. Ne fakt snesibilizmin e kesja xhamie t elene pasdore e beri gazetari yne i njohur Nefail Maliqi i cli vizotoi vitn ekluar per here te apre me disa gazetar nderkmbetar te cle tmbeten gojehapur kur degjuan për histrone e saj diskrmniminslave si shiparee s i mslimanë, dmth dyfishe te diskriminuar. Ne tik-Tok (Press International)  reportazhi i ketij gazezari shqiptare nga Peshvea u ndoq nga mbi 500.000 shikime, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Një dëshmi që i ka mbijetuar kohës…Te kërkohet që Xhamia 450-vjeçare e Koxha Mehmet Beut te jete nën kujdesin e UNESCO-s

Tabanoci nuk është thjesht një pikë kufitare në hartë. Sipas rrëfimeve historike të banorëve dhe të dhënave të përcjella ndër breza, fshati dikur kishte një prani të konsiderueshme të shqiptarëve myslimanë, të cilët më vonë u shpërngulën ose u dëbuan nga kjo trevë.

Në mesin e kësaj historie ka mbetur edhe xhamia – një objekt që vazhdon të qëndrojë në këmbë, pavarësisht dekadave të neglizhencës dhe mungesës së ndërhyrjeve të plota restauruese.

Sot, pastrimi i hapësirës përreth saj mund të duket si një ndërhyrje e vogël, por për ruajtjen e një monumenti të tillë është një hap domethënës. Synimi është që kjo xhami të mos mbetet vetëm një relike e së kaluarës, por të ruhet dhe, nëse kushtet e lejojnë, të rikthehet në funksion.

Sipas listave zyrtare të UNESCO-s, asnjë xhami në Maqedoninë e Veriut nuk është e regjistruar si monument i veçantë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kurse në dokumentet e UNESCO-s përmenden konkretisht mbik dhjete kisha. Dhe ektushtoerhet ypetja a eshte fjale ketu për racizem apo për dicka tjeter. Pram nese nuk fjal per racizem athere shipatret duhet tekertkoje qe edhe xhamit shiptare (jo gjitha) por aot me t evjtrat sikur kjo ne tabanoc: Xhaminë e Koxha Mehmet Beut në Tabanoc te vehethet nën kujdesin e UNESCO-s”.

Një monument histroik që nuk duhet të mbetet vetëm në fotografi

Është e dhimbshme të shohësh një monument të tillë historik të mbijetojë për dekada pa kujdesin e nevojshëm. Në vend që trashëgimia të mbrohet vetëm në dokumente dhe regjistra, ajo duhet të ruhet edhe në terren.

Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e hapit të ndërmarrë në Tabanoc: të pastrohet hapësira, të mbrohet objekti dhe të hapet rruga drejt restaurimit.

Xhamia e Koxha Mehmet Beut nuk është vetëm një ndërtesë e vjetër. Ajo është një pjesë e historisë së kësaj treve dhe një dëshmi e një të kaluare që nuk duhet të zhduket bashkë me brezat që e kanë njohur.

Rindërtimi dhe ruajtja e saj do të nënkuptonte edhe ruajtjen e një pjese të kujtesës historike të Tabanocit. Nga Tabanoci, pranë kufirit me Serbinë: një xhami e vjetër që i ka mbijetuar kohës, tashmë pret të marrë frymë përsëri.

Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka shkruar se aty ku gjendet nje xhami apo kishe aty ka jete, aty jo vetem se ruhet identitetikombër dhe origjina e nje popullate, por edhe qyterimi me perspekva e një shqerie te shëndoshë, sidomos nje rinie te jete larg degjenerimit. Kudoqfte nje xhami apo kishe ka peshen e vete, po ne trojet shqiptare ne ballkan, kuptohet ka vleren me te madhe.

Akademik Mark Krasniqi: Aty ku ka xhami të prishura ose në këmbë ne ballkan, popullata ne ato vise ishin apo jane shqiptarë ose me origjinë shqiptare!

E themi kete nese kujtojme je intervsite te akademikut te njohur shqiptar prof dr.Mark Krasniqit dhene gazetarit tone te njohur Nefail Maliqi (i cili gjate luftes raportonte per BBC, DW, Top Chnnel dhe RTVM ne gjuhen shqipe, pastajse dretonte ahgejncine e lajmeve Presheva Jonë) sot redaktori gazetes zvicerne LeCanton27.ch nder tjera kishte deklaruar se “Kur kaloj nëpër Luginën e Preshevës, xhamitë janë të vetmet simbole që tregojnë se këtu ka shqiptarë.” — Eshte ky një citat shumë i goditur për shkrimin mbi Xhaminë e Koxha Mehmet Beut në Tabanoc, sepse e lidh drejtpërdrejt ruajtjen e xhamive me gjurmët e pranisë historike shqiptare në atë hapësirë.

« Aty ku ka xhami të prishura ose në këmbë ne ballkan, popullata ne ato vise ishin apo jane shqiptarë ose me origjinë shqiptare! », kishte pohuar dr.Krasniq gazetarit nga Presheva z.Maliqi i cili sot ai raporton 20 vite nga selia e OKB-së per mediat tona shqipatre ne ballkan.

 

 

Derniers articles