13.4 C
Berne
vendredi 2/10/2026

Frika e mediave dhe eksperteve serbë nga koalcioni i shqiptarëve të Lugines së Presheves. Albin Kurti don t’i hyjë në zemer Serbisë, ne Kuven me pesë deputat shqiptarë

« Kurti dëshiron të hyjë në Parlamentin Serb » (Kurti hoće da uđe u Skupštinu Srbije) eshte ky titulli i gazetes ruso-serbe « Sputnik » i cili ben fjalë për bashkimin e liderëve shqiptare te Lugines se Presheves qe ne zgjdhjet e ardhsme parlamentare te dalin vetëm me një liste, qe sipas mediace ne Beograd dhe Moskes, shqipataret nga Lugina e Preshves do te fitonin pesë deputetë. Ky kolacion, sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, jo qe nuk eshte mirërpritur dhe kritikuar, por edhe ka trembur Serbinë!

Kërkesat e Kurtit 

Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nën kujdesin e Albin Kurtit kanë arritur një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhjet në Serbi, të planifikuara për 25 tetor, në një listë të vetme, « Koalicionin Shqiptar », shrkuan gazeta zivecerane ne shqip LeCanton27.ch.

Kurti deklaroi se marrëveshja u arrit nga Shaip Kamberi (Partia për Veprim Demokratik), Visar Memeti (Alternativa për Ndryshim), Nagip Arifi (Partia Demokratike), Agim Sabedini (Partia Demokratike e Shqiptarëve), Shiprim Musliu (Lëvizja për Progres Demokratik), Sami Salihu (Lëvizja për Reformë), Armend Aliu (Alternativa Shqiptare) dhe Naser Haziri (Bashkimi Demokratik Shqiptar).

Kurti vlerësoi se uniteti politik nuk ishte i mjaftueshëm dhe përsëriti kërkesën që shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të kenë përfaqësim të garantuar në Parlamentin e Serbisë. Ai veçoi mbrojtjen nga, siç tha, fshirja diskriminuese e adresave të banimit, përfaqësimin e drejtë në institucionet publike, zhvillimin ekonomik, si dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit të shqiptarëve si prioritete.

Ja cfare thote politologu serbe ne gazeten ruso-serbe Sportin

Fakti që Albin Kurti qëndron pas koalicionit të bashkuar shqiptar që do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe kërkesa e deklaruar tashmë që shqiptarët të marrin pesë vende të garantuara në parlamentin serb çon në idenë se e gjithë kjo mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve në procesin paszgjedhor, thotë politologu Nikola Perišić. shkruan gazeta ruso-serbe « Sputinik », citon gazeta zivecerane ne shqip LeCanton27.ch.

Dhe një nga kërkesat, siç tha Kurti, do të jetë t’u jepen shqiptarëve pesë vende të garantuara në Parlamentin Serb, bazuar në modelin sipas të cilit serbët përfaqësohen në parlamentin e Kosovës me dhjetë vende.
Shqiptarët e bashkuar

Politikologu Nikola Perišić thotë se në një farë mënyre, fakti që të gjitha partitë shqiptare po kandidojnë në zgjedhjet në Serbi është një mesazh i mirë, por në të njëjtën kohë është edhe i rrezikshëm sepse është bërë me vendim të Kurtit.

Fakti që shqiptarët, shtoi ai, po kërkojnë një numër të garantuar për pakicën kombëtare është diçka që vështirë se do të jenë në gjendje ta marrin në parlamentin serb.

 

Derniers articles