27.6 C
Berne
samedi 21/06/2025

Sonte ne Bazel nis Eurovisioni-2025, ketu edhe Shqiperia me « Shkodra Elektronike ». Protesta në Zvicër kundër pjesemarrjes se Izraelit gjonocidial !

Bazeli po pret edicionin e 69-të të ngjarjes më të madhe vjetore muzikore në botë, e cila transmetohet në televizion dhe arrin rreth 160 milionë shikues.. Eurovision fillon sonte, këto 18 vende do të performojnë: Kroacia dhe Shqipëria në garë, ja kur do të performojë Prince, njofton gazeta zvicerane en shqip LeCanton27.ch

Nga 37 vendet që garojnë për fitoren këtë vit, 18 vendet e mëposhtme do të prezantohen gjatë natës së parë gjysmëfinale: Sqhipweria, Estonia, Islanda, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Suedia, Ukraina, Azerbajxhani, Belgjika, Kroacia, Qiproja, Holanda, Norvegjia, San Marino, si dhe Italia, Spanja dhe Zvicra – tre përfaqësuese të “Pesë të Mëdhave” që kualifikohen automatikisht për finalen.

‘Shkodra Elektronike’ do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Zjerm” dhe do të performojë sonte e 12-ta në renditje. Një total prej 15 vendesh do të ngjiten në skenë në mbrëmje, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për Finalen e Madhe të shtunën

Protesta në Bazel kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision
Protestat u organizuan për shkak të veprimeve izraelite kundër Rripit të Gazës, sipas organizatorëve.

Festivali i Këngës Eurovision 2025 fillon në Bazel me një total prej 37 vendesh pjesëmarrëse.

Pjesëmarrësit në protestë mbanin pankarta me mbishkrime: « Izrael, hap kufijtë e Gazës. Le të shkojë ndihma ».

Derniers articles