16.4 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Kryeministri Kurti takon në Bernë 30 kandidatët shqiptarë te te gjith partive zvicerane që garojne per deputet në Parlamentin zviceran

Berne, 22 shtator -Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë takuar në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023. Keta ishin 30 kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane për zgjedhjen e ardhshme qe do mbahen ne nuajin tetor, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kurti ka zhvilluar nje takim me diasporen si dhe me 30 kandidatet shqiptar qe do te garojne per deputet ne parlamentin zviceran ne zgjdhjet e tetorit.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

“Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë”, thuhet në komunikatë, citon gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

Kryeministri i njoftoi të pranishmit me disa prej zhvillimeve kryesore në vend dhe politikave prioritare të qeverisë, teksa nga kandidatët u njoftua më shumë për temat e tyre elektorale.

Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje.

Do perkujtuar se Zvicra eshte nder vendet e para qe njohu pamvaresine e Kosoves me 14 mars 2018. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch konfirmuar nga OFS, aktualisht ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 300.000 shqiptare.

Gjate qendrimit ne Zvicer, Kurti do te takoj edhe mergimtaret shqiptare ne disa kantone. Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch per dallim nga vendet boterore Zvicra eshte bere vendi me i vizitur dhe preferuar nga drejtuesit e shtetit kosovar, madje edhe ai në Shqiperi, qe bëhet sigurisht per te mesuar dhe marrur pervoja te funksionimit te shtetit juridik sidomos modelin e demkracise dhe tolerances qe vendeve te ballkanit pas luftes, ju mungojnë.

Behet me dije po ashtu se pas takimit me presdientin e Zvicres z.Berset, mbrëmë kryemnistri kosovar zhvilloi nje takim me diasporen si dhe me kandidatet shqiptar qe do te garojne per deputet ne parlamentin zviceran ne zgjdhjet e tetorit.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, dite e sa vie Kosova dhe Zvicra po intensifikojnë bashkepunimin dhe marrdheniet e mira mes veti. Kety dy vitet e fundit krerët e shtetit te Kosoves (presidentja, kryeministri, kryeparlamentari si dhe deputete..) kane vizitur Zvicren se paku dhjete here, delegacione keto te pritura nga autoritetet e Konfederates Helvetike ne Berne, Gjeneve apo ne Zurich.

Derniers articles