9.5 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Lazim Destani ne Fourumin e Bizneseve te Diaspores: Rinia potenciali me i madh që kemi

Prishtine, 27 maj -Sot në Prishtinë ka nisur Forumi i Bizneseve të Diasporës, ku pritet të marrin pjesë mbi 360 sipërmarrës vendorë, ndërkombëtarë dhe nga Diaspora.

I pranishëm Presidenti i Nderit i Dhomë së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani tha Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor.

Ai gjatë fjalës së tij në Forumin e Bizneseve të Diasporës tha se krahas aspektit të investimeve, vlerat e diasporës janë shumë-dimensionale, si nga aspekti i transferimit të eksperiencave, dijeve, etj.

Fjala e plotë:

“Fillimisht falënderoj organizatorët për ftesën dhe mundësinë për ta përshëndetur këtë Forum të rëndësishëm e shumë të nevojshëm për zhvillimin ekonomik të trojeve tona, në veçanti për Kosovën.

Është thënë shumë herë se roli i Diasporës shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendeve tona është kyç dhe i padiskutueshëm.

Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor.

Krahas aspektit të investimeve, vlerat e Diasporës janë shumë dimensionale, si nga aspekti i transferimit të eksperiencave, dijeve, inovacioneve, kulturave e pse jo edhe të rrjeteve të bashkëpunimit me bizneset dhe kompanitë europiane nëpër vendet ku ne veprojmë dhe operojmë.

Kontributi dhe rezultatet e Diasporës janë evidente. Që nga pavarësia e Kosovës e këndej, viti i kaluar ishte viti me rritje ekonomike më të lartë, rritje madje më e larta në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në mënyrë paralele, eksporti i ekonomisë së Kosovës në Europë si dhe rritja e konsumit ishin faktorët e rëndësisë së veçantë të rritjes ekonomike.

Eksporti po shënon zhvillim shumë dinamik, madje, jo vetëm me çmimet konkuruese por mbi të gjitha, me standardin e cilësisë konkuruese.

Kjo sot na duhet, sot nuk ka vepër më të madhe patriotike se sa rritja e eksportit dhe ekonomive tona.

Ka akoma shumë hapësirë dhe potencial për përmirësim në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mendoj se kompanitë e Diasporës sonë në Europë e gjetiu janë urat më të fuqishme lidhëse të këtij zhvillimi.

Krejt kjo dhe shumë gjëra të tjera të pathëna janë një tregues i mirë i rëndësis së madhe që Diaspora kishte dhe ende ka në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosovën po e presin ditë më të mira. Diaspora është më e interesuar për të investuar në Kosovë, në një klimë e cila po shkon drejt përmirësimit si për investitorët e brendshëm, ata nga Diaspora por edhe për investitorët e jashtëm.

Si në Diasporë ashtu edhe në trojet tona ne kemi rini të mrekullueshme, të rinj e të reja, të shkolluar e të përgatitur profesionalisht që e duan punën dhe janë me plot ambicje për të arritur suksese në jetë.

Kjo paraqet kënaqësi të madhe për të gjithë ne, dhe ne jemi ata që duhet ta krijojmë hapësirën e veprimit të tyre.

Arritja e këtyre synimeve duhet të mbështetet edhe me politikat ekonomike të vendeve tona për lehtësimin e këtyre trendeve.

Për ta përfunduar, si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Diasporës sonë, e ndiej si detyrim ta potencoj nevojën e unifikimit dhe ngritjen e nivelit organizativ të strukturave të Rrjetit.

Arritja e funksionimit të mirëfilltë të Rrjetit të Diasporës është tejet e rëndësishme, jetike dhe kombëtare.

Uniteti, forca e Rrjetit dhe suksesi i tij reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë tek zhvillimi ekonomik dhe uniteti i trojeve tona etnike.

Shfrytëzoj nga rasti t’i ftoj edhe autoritetet shtetërore të vendeve tona ta mbështesin unitetin dhe forcimin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës sonë si një vlerë me peshë të veçantë kombëtare”.

Derniers articles

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...