11.7 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Kosovarë dhe serbë vjedhin biçikleta ne Zvicer dhe i shesin në Kosovë. Nje krim prej mbi 600 mije CHF. Policia arreson 6 persona

Solothurn, 21 prill -Ne rrethin e Oltenit policia kantonale ka arrestuar 6 persona për vjedhjen e qindra biçikletave dhe biçikletave elektronike të plackitura nga pranvera e vitit 2020. Zyra e prokurorit publik në kantonin Solothurn tani ka ngritur akuzën për vjedhje dhe kontabande kunder nje banden « multientike » prej gjashtë personave te prire nga kosovare dhe serbe, te cilet biçikletat i derguan në Kosovë për shitje. Ketu behet fjalë për një krim prej mbi 600,000 frangash, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuara utoriteteve kantonale.

Me konkretisht, mesohet se në pranverën e vitit 2020, policia ishte alarmuar disa here ne menyre te persëritur për vjedhje serike të biçikletave dhe biçikletave elektronike në disa mjedise te rajonit të Oltenit. Pas hetimeve policia fillimisht ka  arrstuar tre burrav në korrikun e vitit 2020. Gjatë kontrollit në shtëpi u sekuestruan biçikleta, elektronikë dhe aksesorë. Në kuadër të procedurës hetimi është shtrirë edhe për katër autorë të tjerë të dyshuar, pasuan arrestime të mëtejshme dhe bastisje shtëpie, thuhet ne njoftimin e prokurorise publik, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Hetimi penal tashmë ka përfunduar. Gjashtë të akuzuarit i takojne moshes 32 deri në 45 vjeç dhe vijnë nga kressiht nga Kosova dhe Serbia, por ka edhe disa te huaj. Konkretisht, të akuzuarit thuhet se kanë vjedhur më shumë se 250 biçikleta dhe e-bike të cilësisë së lartë në rajonin Olten midis marsit 2020 dhe shtatorit 2020. Shuma e krimit është mbi 600.000 franga. Pastaj organizuan transportin për në Kosovë për të shitur biçikletat.

Sipas hazetes zvicerane Le Canton27.ch dhjetra bicillrta jane shitur ne Serbi dhe Shqiperi

Data e seancës edne nuk është përcaktuar. Disa nga të akuzuarit kanë pranuar, por disa i kanë mohuar krimet, thuhet në deklaratë. Të akuzuarit u vunë në paraburgim për disa muaj gjatë zhvillimit të hetimeve penale.

Derniers articles