-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Hagë, Gjykata Speciale per krime ne Kosovë ka mandat te funksionoj deri atëhere kur Keshilli i BE-së do të thote mjaft!

Hagë, 12 tetor -Dhjete dite para afatit (24 tetor) për konfirmimin apo hedhjen poshtë të aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » ka kontaktuar dhe biseduar me autoritetet nga Zyra e Dhomave te spacializuara rreth ketyre dy rasteve.

Rreth 100 milionë euro jane dhene për specialen ne Kosovë. Nuk jane dhene kot, presim rezultatet, thonë ndërkombëtaret

Fillimisht do perkujtuar se në vitin 2015 me bekimin e presidentit te Kosoves Hashim Thaci dhe votimin e 82 deputeteve te parlamentit te Kosovës (nga radhet e PDK-se dhe LDK-së) u votua themelimi i Gjykates Speciale per krime gjate dhe pas luftes ne Kosovë. Njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuze është bërë publike me 24 prill 2020. Kjo aktakuze ishte mbajtur fshehur nga presioni i Thacit dhe ekipit te tij e cila doli publike me 24 qershor te ketij viti. Njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuze është bërë publike me 24 prill 2020.

Jo vetem kryeprokuri i Speciales qe eshte amerikan, por edhe financuesit me i madh i kesaj gjykate jane SHBA-të. T’ju perkutojme se nga qershori 2020 deri ne qershorin e vitit 2021 per specialen jane ndare 45 milionë euro. Kurse Financuesi me i madh vjen nga BE, Amerika, Zvicra dhe Norvegjia, njfton gazeta zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Më 24 tetor të këtij viti bëhen plotë gjashtë muaj që kur Prokurori i Specializuar i Hagës ka publikuar dy aktakuzat e para (kunder Hashim Thacit dhe Kadri Veselit) per krime gjate dhe pas lutes ne Kosovë.

Sipas përgjigjes së dhënë për « Le Cantron27.ch » nga Specialja, për konfirmimin potencial të aktakuzës për ndonjërin prej dy eksponentëve të lartë të UÇK’së nuk mund të dihet deri në caktimin e seancës fillestare. Afati për konfirmimin apo hedhjen poshtë të aktakuzës për Thaçin dhe Veselin është 24 tetori.

Brenda kësaj periudhe kohore sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, gjyqtari duhet të vendos nëse e konfirmon apo nëse e hedh poshtë një aktakuzë. Pra nuk kane mbetur asd dy jave qe kur Gjakata Special do te dalk me verdiktin e saj kunder Thacit dhe Veselit.  Megjithatë në rast të konfirmimit të një aktakuze brenda këtij afati, është në dorën e gjyqtarit nëse vendos që ta bëjë publike atë ose jo.

Zëdhënësja Angela Griep sikur edhe gjatë ditës së sotme nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar konfirmimin e këtyre dy aktakuzave të para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Pyetjes se kur mund te behet publike aktakuza kunder dy te akuzuarve nga prokurori i speciales, zyrtaret nga Gjkakata ne Hage jane pergjigjur se « në bazë të rregullit 88 të rregullores për Procedura dhe Evidencë, gjyqtari i Procedurës Paraprake mund të vendos përkohësisht që të mos e bëjë publike aktakuzën për shkaqe të sigurisë apo me qëllim të shmangies së çfarëdo ndërprerje të procesit. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës.. » Një gjë të tillë Gazetës zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch (Kantini i 27-të) i kanë konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim nga Dhomat e Specializuara.

Lidhur me ate se ka apo nuk ka specialja mandat ne Kosovë dhe kur do te perfundoje misoni i tyre? Zyrtaret nga Dhomave të spacializuara ne vazhdim jane përgjigjur se « Kuadri ligjor/ Shkëmbimi i Letrave 2014 i KSK-së dhe SPO-së parashikon që mandati i KSK-së dhe SPO-së do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet kanë përfunduar dhe që çdo procedurë nga Dhomat e Specializuara të i finalizuar.. » (« The legal framework/Exchange of Letters 2014 of the KSC and SPO provides that the mandate of the KSC and SPO shall continue until Kosovo is notified by the Council of the European Union that investigations have concluded and that any proceedings by the Specialist Chambers are finalised. »)

Se a është krijuar gjykata speciale për Kosovën vetëm për shqiptarët apo për të gjithë ata që kanë kryer krime, kur dihet se Tribunali Nderkombëtar për ish-Jugosllavine (ICTY) nuk arrestonte vetem serbe, por edhe kroate, boshnjak e shqiptarë. Shkurt, a mund të themi se Gjykata Speciale per krime në Kosovë nuk synon vetëm shqiptarët, por të gjithë ata qe bene krime në rajon?

Kesaj pyetje ta gazetarit ne « Le Canton27.ch » ne fund zyrtaret nga Zyra e Dhomave te Specializuara të Kosovës jane pergjigjur se « Dhomat e Specializuara ne Kosovë kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës, të cilat janë kryer ose kanë filluar në Kosovë midis janarit 1998 dhe dhjetorit 2000, që kanë të bëjnë me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga 2011, dhe kur viktima ose kryesi është nga Kosova ose ish-Republika e Jugosllavisë. Dhomat e Specializuara do të mbajnë përgjegjësi vetëm për personat për krimet që ata kanë kryer individualisht, dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi për asnjë grup etnik, organizatë ose komunitet. (The Specialist Chambers will only hold accountable persons for the crimes they committed individually, and will not hold accountable any ethnic group, organisation or community.)

Derniers articles