Mrekulli, Haxhi Krasniqi është mbreti botës. Shqiptari i parë në histori të boksit, kampion i botës në versionin WBA/IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.
Haxhiu eksplodoi në rundin e tretë! E djathta e Krasniqiit sikur bombë! E treta e vërteta, ashtu si i ka hije kryetrimit shqiptar nga Kosova. Djaloshi nga Juniku shkruan historinë e kombit shqiptarë në boksin profesionistë. I pari shqiptar që fitoi titullin e botës.
Sa i fuqishëm trimi ynë, sa i papërmbajtshëm, sa gjermanin e la të shtrirë me një goditje të tmerrshme.
Dominic Bosel gjatë shumë gjatë do të mbajë mend këtë nokaut! Një nokaut i tmerrshëm për gjermanin dhe në anën tjetër miliona shqiptarë në festë!
Haxhiu ynë, nuk ka lejuar të shkojë meçi në 12 runde, jo, jo, jo, e kreu në rundin e tretë. Krasniqi ka shënuar fitoren e 51 në karrierë, 19 me nokaut! Zemra e shqiptarisë! Haxhiu sot gëzoi pamasë miliona shqiptarë! Haxhiu dha besën para disa ditëve për fitore, edhe mbajti besën! Të lumtë! Bosel e dorëzon titullin e kampionit.
Krasniqi dy herë ka luftuar për titullin e botës por nuk ia kishte dalur, por sonte shkëlqeu ose siç thonë në popull: E treta e vërteta!!
Dy raundat e parë po ashtu ishin më të mirë për Krasniqin derisa në raundin e tretë Bosel kërkonte ta gjente më lirë junikasin por që nuk ja doli, pasi që Krasniqi goditi dhe pas dy tentimeve e rrëzoi atë.