7.9 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Bombë skandali i shekullit « Sekretet Zvicerane » për paratë e fshehura të krimineleve. Në « Credit Suisse » edhe para te serbëve dhe shqiptarëve nga ballkani

Bernë, 20 shkurt -Diteve te fundit ka plasur nje skndal nderkombëtar « Sekretet Zvicerane », ku janë të fshehura paratë e shumë krimineleve. Rasti tani quhet « Sekretet Zvicerane » dhe u zbulua nga një hetim bashkëpunues që përfshin 152 gazetarë nga vende të ndryshme. Mediat boterore ne skandalin « Sekretet Zvicerane » permendin edhe emra te serbeve dhe personave tjere nga ballkani. Credit Suisse ka qindra kliente shqiptare ne mesin e tyre mbi 100 bankierë shqiptarëraperton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Mediat zvicerane dhe botërore flasin për skandalin « Sekretet Zvicerane »..

Hulumtimi u krye nga e përditshmja gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’ në bashkëpunim me kanalet televizive NDR dhe WDR si dhe disa partnerë të tjerë të mëdhenj mediatikë ndërkombëtarë, duke përfshirë gazetën britanike ‘Guardian’, francezen ‘Le Monde’ dhe atë amerikane. New York Times». Këto media kanë analizuar të dhënat bankare të siguruara nga një burim anonim, sipas gazetës.

« Credit Suisse ka fshehur paratë e shumë kriminelëve » (Credit Suisse aurait planqué l’argent de très nombreux criminels); « Credit Suisse dhe klientët e tyre kriminalë » (Credit Suisse und ihre kriminellen Kunden); « Kriminelët dyshohet se ishin klientë të Credit Suisse »  (Des criminels auraient été clients chez Credit Suisse); « Zbulohet: Rrjedhja e Credit Suisse demaskon kriminelët, mashtruesit dhe politikanët e korruptuar » (Credit Suisse leak unmasks criminals, fraudsters and corrupt politicians); « Credit Suisse kundërshton raportet e llogarive të diskutueshme » (Credit Suisse pushes back on reports of controversial accounts); « Rrjedhje e madhe ekspozon sesi Credit Suisse u shërbeu njerëzve të fortë dhe spiunëve » (Vast Leak Exposes How Credit Suisse Served Strongmen and Spies) jane keta vetem disa tituj te mediave zvicerane dhe boterore te nxjerrura nga gazeta zvicerane Le Canton27.ch që bëjne fjale per skandalin nderkombëtare « Sekretet Zvicerane ».

Rrjedhja e 30 mijë llogarive/ E përfshirë në një sërë skandalesh, banka zvicerane akuzohet për pastrim parash të kriminelëve, politikanëve të korruptuar dhe diktatorëve

Sipas raportit, dokumentet ofrojnë informacione të llogarisë për më shumë se 30,000 klientë të Credit Suisse nga e gjithë bota. Bëhet fjalë për dosjet e 18 mijë llogarive me vlerë 100 miliardë dollarë. Banka Credit Suisse ka pranuar prej vitesh si klientë autokratë, trafikantë droge dhe njerëzish, si dhe kriminelë të dyshuar të luftës, sipas një hetimi bashkëpunues ndërkombëtar. Institucioni i kundërshton këto akuza.

Në një investigim të më shumë se 162 gazetarësh nga 39 vende, përfshirë ketu edhe serbet, dhe shqipzaret nga ballkani. Sipa sdisa analizave Shqipërinë më shumë se 18,000 llogari bankare ka të hapura që nga fillimi i viteve 1940 deri në fund të viteve 2010.

Sipas hetimeve, kriminelët mundën të hapnin llogari ose t’i mbanin ato kur « banka mund ta dinte shumë kohë më parë se kishte të bënte me kriminelë ». Shumë krerë shtetesh dhe qeverish, ministra dhe drejtues të shërbimeve sekrete, si dhe oligarkë e kardinalë thuhet se kanë qenë klientë të bankës.

Banka hedh poshtë akuzat

Credit Suisse tha në një deklaratë se ajo kundërshton me forcë « pretendimet dhe insinuatat në lidhje me praktikat e supozuara të biznesit të bankës », trasnmetoin ATS /SDA

Faktet e paraqitura janë në thelb historike, në disa raste që datojnë në vitet 1940, tha banka. Ato bazohen në “informacione të pjesshme, të pasakta ose selektive të nxjerra jashtë kontekstit”.

Për arsye ligjore, Credit Suisse nuk mund të komentojë mbi marrëdhëniet e mundshme me klientët. Banka pretendon se do ta marrë seriozisht çështjen dhe njofton synimin e saj për të vazhduar hetimin me një task forcë të brendshme duke thirrur ekspertë të jashtëm të specializuar.

Mediat zvicerane mungojnë

« Unë mendoj se sekreti bankar zviceran është imoral, » tha burimi i të dhënave të analizuara. “Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është vetëm një gjethe fiku për të fshehur rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të evazionëve fiskal”.

Të dhënat e Credit Suisse u vlerësuan në lidhje me Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) si dhe me 46 partnerë mediatikë në mbarë botën, sipas gazetës gjermane.

Mediat zvicerane si Tamedia janë tërhequr nga pjesëmarrja në këtë hulumtim, sepse që nga viti 2015 gazetarët rrezikojnë procedimin penal nëse shkruajnë për të dhëna bankare të rrjedhura, shkruante të dielën në mbrëmje gazeta zvicerane “Tagesanzeiger”.

Mediat boterore ne skandalin « Sekretet Zvicerane » permendin edhe emra te serbeve dhe personave tjere nga ballkani. Credit Suisse ka qindra kliente shqiptare ne mesin e tyre mbi 100 bankierë shqiptarë 

Në territorin helvetik aktualisht janë mbi 300 banka, kurse dy bankat kryesore janë UBS dhe Credit Suisse. Nga keto banka ne Zvicer 24 jane kantonale, 62 regjionale dhe 7 banka private.

Sipas informatave që posedon gazeta zvicerane Le Canton27.ch mbi 100 bankierë shqiptarë të bankës « Credit Suisse » takohen vazhdimisht. Një shifer zyrtare të bankierëve shqiptarë në Zvicër nuk posedojme, për aresaera te ndyrshme. Por, nje gje eshte mëse e sigurt, se numri i tyre është rritur dukshëm viteve të fundit dhe ata janë partner te bankave kryesore ne vend, shkuan Le Canton27.duke ju referuar deklaratave te vetë bankereve shqiptarë.

Cyrihu, Gjeneva, Baseli dhe Lugano njihen si qendra të rëndësishme te bankave zvicerasne por edhe atyre botërore. Sistemi bankar zviceran përbëhet nga Banka Nacionale, Bankat Shtetërore Kantonale, Bankat e Mëdha, Hipotekat regjionale si dhe Bankat private.

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...