20.2 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Një ditë shumë produktive në komunën e Preshevës

Shkruan: Hajrullah Ceku, minister

Kënaqësi dhe nder i veçantë të takohesha me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, Kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa dhe zyrtarë të tjerë.

Bashkë diskutuam për sfidat, planet dhe projektet që do të ndikonin në përmirësimin e jetesës në qytetarëve, veçanërisht për të rinjtë.

U dakorduam që të koordinojmë një bashkëpunim të mirëfilltë dhe konkret në fushën e kulturës, rinisë dhe trashëgimisë kulturore. Të përdoret trashëgimia kulturore si mjet për revitalizim socio ekonomik, nxitje të punësimit dhe gjallërim të jetës në përgjithësi, që të rinjtë të shohin prespektivë në vendin e tyre.

Vizituam edhe Shtëpinë e Kulturës, zyrën e përfaqësuesve të të rinjve të Preshevës, shoqatën kulturore artistike “Presheva”, Bibliotekën e qytetit dhe RTV Presheva. Ishte kënaqësi të shoh nga afër punën dhe angazhimin e tyre për të ruajtur dhe promovuar traditat dhe kulturën shqiptare.

Kryetaren Ardita Sinani përgëzova për angazhimin, vendosmërinë dhe punën që po bënë për zhvillimin e Preshevës.

Derniers articles