0.7 C
Berne
lundi 23/12/2024

Kosova ndalon prodhimin e kriptomonedhës. Policia konfiskoi dhe shkaterroi 272 pajisje që prodhonin Bitcoin. Shqiperia e ka radhën..

Prishtine/ Tirane 8 janar -Prodhimi i kriptomonedhës është i shtrenjtë në energji elektrike. Për të kursyer para, autoritetet kosovare kanë vendosur të godasin këtë fenomen. Pas Kosoves, Shqiperia e ka radhën te ndaloj.. Prodhimi ‘ilegal’ i kriptomonedhave në Shqipëri, njfton nga Prishtina dhe Tirane korrespondentet e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Policia e Kosovës të shtunën sekuestroi qindra pajisje të përdorura për minimin e kriptomonedhës dhe arrestoi një pjesëtar të pakicës serbe, një aktivitet që konsumon energji elektrike që qeveria e ka ndaluar përkohësisht në një përpjekje për të trajtuar krizën e vazhdueshme energjetike. Për të krijuar (mina) kriptovaluta si Bitcoin, duhet të keni kompjuterë të fuqishëm që zgjidhin ekuacione komplekse, të cilat përdorin shumë energji.

Ministrja Artane Rizvanolli: Ndalimi i prodhimi i kriptovalutave speton Koosvëwn dhe qytetaret nuk do kene telashe me kriza energjetike

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas saj « Duhet të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar qytetarët.. »

Gjatë operacionit të tyre, policia « konfiskoi 272 pajisje të përdorura për prodhimin e Bitcoin » dhe një person u arrestua, sipas një deklarate të policisë. “Operacioni shkoi pa incidente”, tha ministri i Brendshëm Xhelal Svecla, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mes tensioneve me minoritetin serb, i cili nuk ka paguar energjinë elektrike që nga fundi i luftës së viteve 1998-99, qeveria e Kosovës me shumicë dërrmuese shqiptare njoftoi të martën një ndalim të përkohshëm të minierave të kriptomonedhave, në mënyrë që të reduktojë konsumin e energjisë.

Përafërsisht 120,000 serbët që mbetën në Kosovë pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999 i mbeten besnikë Beogradit dhe nuk e njohin autoritetin e Prishtinës. Korrespendenti nga Prishtna i gazetes  Le Canton27.ch nga burimet e Prishtines zyrtare ka mesuar se konsumi i energjisë i minoritetit serb që jeton në veri të Kosovës kushton rreth 12 milionë euro në vit.

Për shumë vjet, në Kosovë është raportuar për keqpërdorim të energjisë elektrike në veri të Mitrovicës për prodhimin e kriptovalutave apo valutave digjitale. Në katër komunat me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicën Veriore, që nga paslufta nuk paguhet energjia elektrike nga banorët që jetojnë atje.

Minsdtresha e ekonimise kosovare Rizvanolli ka pohuar se “duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Pajisjet që janë për prodhim të kriptovalutave, zakonisht janë kompjuterë me kartela grafike. Kompjuterët lidhen me energji elektrike dhe të njëjtit shpenzojnë energji elektrike dhe kryejnë procedurën e njohur si “miniera”

Sipas njohësve të kësaj industrie, një pajisje me pesë kartela grafike shpenzon rreth 100 deri 150 euro për një muaj energji elektrike.

Pajisjet e konfiskuara përdorën ekuivalentin e konsumit mujor të 500 shtëpive, ose midis 60,000 dhe 120,000 euro, energji elektrike.   « Ne nuk mund të lejojmë që disa të pasurohen ilegalisht në kurriz të taksapaguesve, » ka thenë ministrit të Financave Hekuran Murati.

Pas Kosoves, Shqiperia e ka radhën te ndaloj.. Prodhimi ‘ilegal’ i kriptomonedhave në Shqipëri

Prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri lejohet me ligj, por shumica e pikave nuk kanë licencë. “Unpublished” ka hulumtuar në tregun e fshehtë të prodhimit të kriptomonedhave në vendin tonë.

Kriptomonedha janë para elektronike. Ndryshe nga paratë e tjera si psh leku, dollari, apo euro që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, monedha virtuale prodhohet nga vet individët.

Janë vet përdoruesit e kriptomonedhave në rrjet që ndikojnë mbi vlerën e tyre. Ka më shumë se 5 mijë lloje kriptomonedhash, por më i njohuri mes tyre është Bitcoin, i prodhuar më shumë se një dekadë më parë.

Kohët e fundit prodhimi i tij ka nisur të shtohet edhe në vendin tonë. Të prodhosh monedha virtuale në Shqipëri, lejohet me ligj prej më shumë se një viti.

Derniers articles