I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell së bashku me delegacionin amerikan kanë mbërritur natën e së hënës në aeroportin e Beogradit, për një vizitë dy-ditor.
Delegacioni i SHBA është pritur në aeroport nga kryeministrja serbe, Ana Bernabiq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, raporton Tanjug.
Grenelli, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të DFC-së, Adam Bohler, takohen të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe Bërnabiqin.
Njëjtë si me Kosovën, edhe me Serbinë do të nënshkruhet një Deklaratë e Përbashkët