11.3 C
Berne
samedi 4/05/2024

SHBA ka vendosur sanksione ndaj 16 zyrtarëve serbë. Lista pritet te zgjerohet deri ne 30 përfire ketu edhe politikaj kosovarë

Prishtinë, 10 dhejtor -Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur vendimin e Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës që drejtohet nga Zvonko Veselinovic. Deri ne në shkurt te vitit te ardhshem do të dihen edhe ermat e politikajve dhe bizneseve nga Kosova që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i fus në listë të zezë, shkruan nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Dy ditë më parë, qeveria amerikane, riaktivizoi Urdhrin Ekzekutiv 138/18 të Presidentit Joe Biden në Kosovë, ku 16 individë dhe 24 subjekte ekonomike janë ndëshkuar, duke ua bllokuar çdo pasuri.

Kryeministri Kurti: Sanksionet e SHBA-së, dëshmi se krimi në veri është realitet i përditshëm. Prandaj polcia e Kosoves beri disa vizita muajin e kaluar ku pat tensonim te situates perballe bandave kriminale  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mirëpret vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksionimin e Zvonko Vesellinoviqit dhe “grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës”.

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Keto grupe kirminale ne Kosovë, rrespektivisht ne Veri te Kosovës ku situata ishte e tensionuar jave te fundit, jane te lidhura me presidentin serb Aleksander Vucic, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Një njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

“Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve”, tha Kurti, cton gazeta zvicerane ne ship Le Canton27.ch

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Një muaj më parë qeveria e SHBA ndëshkoi 115 individë dhe subjekte në Bosnjë e Hercegovinë, të cilët konsiderohen rrezik për paqen, demokracinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Me konkretisht, Departamenti i Shtetit Amerikan filloi të publikojë ndëshkimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon. Veriu i Kosovës zë vendin kryesor në këtë paketë. 16 biznesmenë dhe zyrtarë serbë janë shpallur non grata dhe do të ndëshkohen nga departamenti i Thesarit të SHBA-ve me konfiskim të pasurisë. Akuza është shumë e rëndë: Trafiqe, krime, vrasje dhe mbrojtje nga politika. Këta kontrabandistë dhe trafikantë kriminelë kanë mbajtur veriun e Kosovës peng në këto 22 vite.

Gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch ka mesuar nga burimet zyrtare te SHBA-ve, se grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.Balkans: What You Need To Know About U.S. Sanctions - Wikisource, the free  online library

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...