Prishtinë, 25 Nentor -Në prag te Dites kombëtares 28 Nnentorit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim homologun e saj shqiptar, Ilir Meta, njfotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Presidentja Osmani ka kërkuar nga homologu Meta që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në organizatat në të cilat vendi ynë nuk është i përfaqësuar.
Në takimin që pati Osmani me homologun e saj shqiptar ajo ka theksuar se është kundër çfarëdo ideje, e cila përpiqet ta trajtojë në mënyrë jo të barabartë Kosovën.
“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonal, poqëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Meta po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast është takuar me krerë institucionesh e partish.
Fillimisht është pritur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ai i Kuvendit Glauk Konjufca.
Më pas ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e kryeministrin Albin Kurti.