8.5 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Shefi i NATO-s kritikon Rusinë ndaj dëbimit të diplomatëve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i vjen keq për vendimin e Rusisë që të ndalojë punën e zyrës së aleancës në Moskë.

Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg tha se kjo masë nuk shërben për të promovuar dialogun ose mirëkuptimin reciprok.

Sidoqoftë, NATO do të mbetet e hapur për dialog, drejtpërdrejt ose përmes Këshillit NATO-Rusi, tha Stoltenberg.

Komentet vijnë pasi Moska tha se do të pezullojë punën e misionit të saj në selinë e NATO-s në Bruksel, nisur nga fillimi i nëntorit. Përveç kësaj, edhe misioni ushtarak i NATO-s në Moskë nuk do të lejohet të vazhdojë punën e tij.

Ky reagim i Moskës erdhi pasi NATO-ja tha se u ka tërhequr akreditimin tetë diplomatëve rusë në Bruksel, nën pretendimet se ata kanë qenë “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.

NATO po ashtu tha se delegacioni i Moskës në aleancë do të përgjysmohet nga 20 veta në 10.

Stoltenberg tha të mërkurën se vendimi i NATO-s për të tërhequr akreditimet është bazuar në gjetjet e inteligjencës dhe shtoi se diplomatët në fjalë ishin operativë të inteligjencës ruse.

“Aleatët kanë shprehur shqetësim të madh për këto lloje të aktiviteteve malinje që kemi parë gjatë viteve të fundit”, tha Stoltenberg.

Si shembuj, Stoltenberg përmendi përpjekjen e dështuar për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016, sulmin me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë në vitin 2018 dhe përpjekjen për piraterim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në po të njëjtin vit.

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...