28.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

FIFA merr vendimin se botërori, në Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi këtë të mërkurë se botërori i radhës i klubeve do të luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022. Datat se kur do të mbahet ky turne do të përcaktohen në vijim.

Japonia, që do ta organizonte Botërorin e Klubeve, u tërhoq për shkak të pandemisë, duke i detyruar drejtuesit e FIFA-s të gjenin një tjetër shtëpi dhe Emiratet u konsideruan si opsioni më i mirë i mundshëm, duke marrë në parasysh faktin se ka qenë disa herë organizatore të këtij eventi.

Për herë të parë Botërori i Klubeve do të organizohet me 24 skuadra.

Diçka e tillë ishte menduar që të zhvillohej që këtë vit në Kinë, por për shkak të pandemisë, aktiviteti u anulua e tashmë duhet të presim janarin e vitit të ardhshëm për të parë Botërorin e Klubeve në një tjetër format.

Derniers articles