0.7 C
Berne
lundi 23/12/2024

A e dinsi, shkurtesa CH don të thotë se…

Që Zvicra deri në mesin e shekullit të 19-të nuk kishte qeveri qendrore, por ishte një bashkim i lirë i kantoneve autonome. Meqenëse në Zvicër fliten katër gjuhë, ishte e vështirë të zgjidhet një emër i përbashkët për këtë vend. Prandaj shkurtesa e emërtimit latin përbënte një kompromis ideal.

A e dinsi se…shkurtesa CH don te thote CONFOEDERATIO HELVETICA dhe shte emertim latin i Konfderates Zvicerane

Zvicra përbëhet nga 26 kantone dhe njihet edhe si federatë apo konfederatë. Kantoni Basel-Landschaft përbëhet nga 86 komuna. Konfederata, kantonet dhe komunat kanë detyra të ndryshme.

CILAT JANË DETYRAT E KONFEDERATËS?

Konfederata kryen detyra, të cilat janë të rregulluara njësoj në të gjithë Zvicrën. Kjo vlen p.sh. për politikën e jashtme si dhe rregullimin e qëndrimit të të huajve.

CILAT JANË DETYRAT E KANTONIT?

Kantoni kryen detyra që kanë të bëjnë me të gjitha komunat. P.sh. spitalet, policia dhe arsimi profesional.

CILAT JANË DETYRAT E KOMUNAVE?

– Regjistrimi i të gjithë banorëve
– Organizimi i arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë
– Sigurimi i mirëqenies sociale për banorët e tyre
– Sigurimi i infrastrukturës, si furnizimi me ujë dhe
largimi i mbeturinave

KUSH VENDOS RRETH VEPRIMEVE TË KONFEDERATËS?

Shtetasit zviceran gëzojnë të drejta të gjera demokratike. Ata nuk zgjedhin vetëm parlamentet dhe qeveritë e tyre, por vazhdimisht vendosin edhe për çështje thelbësore.

CILAT JANË TË DREJTAT DHE DETYRIMET E MIA?

Zvicra, dhe me këtë edhe kantoni Basel-Landschaft, e çmon lart lirinë, të drejtat dhe detyrimet e çdo individi. Parakusht për këtë janë respekti dhe toleranca e ndërsjelltë si dhe njohja e vlerave të ndërsjellta në bashkëjetesë.

Vlerat themelore dhe të drejtat:
– Dinjiteti i njeriut është i pacënueshëm
– Të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit
– Gratë dhe burrat kanë të drejta të barabarta
– Të drejtat e lirisë së individit përfundojnë aty ku fillojnë
të drejtat e lirisë së të tjerëve

DETYRIMET THEMELORE:

– Detyrimi mbi tatimin
– Kontraktimi dhe pagesa e shërbimit shëndetësor
– Pagesa e kontributeve sociale si nga punëtorët, ashtu
edhe nga të pasurit
– Respektimi i arsimit të detyruar dhe bashkëpunimi me
shkollën dhe mësuesit

TË DREJTAT E BARABARTA TË GRUAS DHE BURRIT

Të drejtat e barabarta të femrave dhe meshkujve në Zvicër janë të sanksionuara me kushtetutë që nga viti 1981. Barazi do të thotë që femrat dhe meshkujt të kenë shanse të njëjta për qasje dhe vendimmarrje në çdo fushë të jetës. Si në arsim dhe profesion, politikë dhe ekonomi, familje dhe jetë private.

Për mbikëqyrjen e barazisë mes femrave dhe meshkujve është hapur një qendër shtabi qeveritare. Ajo e mbështet qeverinë në realizimin e barazisë së vërtetë të shanseve me femrave dhe meshkujve në kantonin Basel-Landschaft.

Si mund të mbroheni nga ngacmimet seksuale në vendin e punës? Diskriminoheni për shkak se jeni nënë apo baba? Si mund ta evitoni diskriminimin në pagesë në ndërmarrjen  tuaj? Me kënaqësi ju ofrojmë këshillat tona si dhe ju tregojmë si mund të veproni.

BARAZIA MES GRUAS DHE BURRIT

Barazi do të thotë që gruaja dhe burri të gëzojnë të drejta të njejta dhe të mund të ushtrojnë ndikim të njejtë; në familje, arsim, ekonomi, politikë dhe shoqëri. Barazia mes burrit dhe gruas mbrohet nga Kushtetuta Federative që nga viti 1981. Qendra e specializuar e barazisë gjinore është një qendër shtabi e këshillit qeverisës. Ajo ka si detyrë të mbështesë qeverinë në realizimin e barazisë faktike të shanseve te burrave dhe grave. Kështu ajo ka një detyrim të dyfishtë: Në njërën anë plotësimin e kërkesave të popullsisë për shanse të barabarta, ndërsa në anën tjetër barazinë e afër 9‘000 bashkëpunëtorëve të kantonit. Faqja www.gleichstellung.bl.ch është portali informativ
rajonal për rreth 40 tema lidhur me barazinë gjinore.

DHUNA NË FAMILJE

Dhuna në familje është e pranishme në shumë familje dhe manifestohet në forma të ndryshme, si p.sh. rrahje, kërcënime dhe frikësime. Dhuna e shkatërron familjen! Informacione mund të gjeni në qendrën intervenuese kundër dhunës në familje. Qendra intervenuese ofron ndër të tjera edhe një program mësimor për meshkuj, të cilët ushtrojnë dhunë ndaj partnereve dhe bashkëshorteve. Në rast nevoje drejtohuni në polici ose në shtëpitë për gra (Frauenhaus). Këshillime për viktima të dhunës ofrojnë edhe qendrat për ndihmë ndaj viktimave të dhunës në të dy pjesët e Baselit. Meshkujt që ushtrojnë dhunë mund të këshillohen individualisht në zyrën për burra – Männerbüro (shih kapitullin «Numra të rëndë- sishëm në rast nevoje»).

ÇFARË PRESIM NGA PERSONAT E SAPOARDHUR?

Ne presim që të merrni pjesë në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore. Është e nevojshme të konfrontoheni me marrëdhëniet shoqërore dhe kushtet e jetesës në Zvicër dhe sidomos të mësoni gjuhën gjermane.

MUNDËSITË E PARTICIPIMIT

– Ndjekja e një kursi të gjuhës gjermane
– Fqinjësia e mirë
– Anëtarësimi në një shoqatë
– Pjesëmarrja në takime të komunës dhe kantonit
– Ndjekja e riteve të zonës së Baselbiet
– Puna vullnetare në fushën kulturore, sportive dhe
sociale

Komuna ku banoni është në dispozicionin tuaj dhe ju ndihmon me kënaqësi ndihmë nëse keni pyetje të tjera. Na thërrisni në telefon ose na vizitoni personalisht!

 

Derniers articles