11 C
Berne
jeudi 16/05/2024

Zvicra kërkon mbi 100 mijë punëtorë / Po personat nga ballkani a kanë te drejtë pune në Zvicër ?…

Bernem 16 shtator -Zvicra është në thelb një vend që i rednesishëm fuqi punëtore për të huaj jo vetem për shkak sigurise, por edhe per shkak pagave solide. Megjithatë, punëdhënësi që dërgon punonjësit tek ne ose thjesht punonjësi që synon të punojë për një periudhë të shkurtër në Zvicër shpesh përballet me rregulla komplekse të ligjit tatimor. Përmes këtij artikulli do te mesoni me shume se kushg ka e kush nuk ka te dreejte pue ne terriorin e Zvicrës.
“Zvicra kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune”. ose “Zvicrës i duhen më shumë se 114 mijë punëtorë” .. ishin vetëm disa tituj që kemi parë në mediat sjhqiptare ditëve të fundit. Ato shkruajten, duke iu referuar burimeve të mbledhura nga portali i vërtetë i kërkimit të punës për agjencinë financiare AWP apo Indeed.

Lidhur me kete gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka kontaktuar sot autoritetet ne Berne, ne veqanit ata nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM/ODM, me te cilet ka biseduar lidhur me te drejten e punës të të intersuarve nga Ballkani, sidomos ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, vende keto qe nuk jane anetare te BE-së, për të punuar në Zvicër, sepse në redaksinë tonë kanë arritur shumë letra e pyetje dhe kërkesa që duan të mësojne rreth mundesive për të punuar në Zvicër.

Në Zvicer padyshim ka punë edhe për vendet nga ballkani qe nuk jane anetare te BE/EFTA-s, por e tera kjo mvaret nga kantonet dhe kualifimimi i tyre..

Anne Césard, porte-parole (médias francophones et italophones)Lidhur me kete znj. Anne Césard zëdhënese nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin për gazeten zvicerane Le Canton27.ch fillimisht na eshte përgjigjur se « Per ata qe jane anetare e BE-së dhe EFTA procedurat per punesim ne vendin tone jane me te lehta. Nje mundesi pune eshte edhe per ata jashta BE-së, siq jane ato nga ballkani..Por e tere kjo mvaret nga kantonet, fasre kushte dhe kritere parashtrojne.. »  

Sipas autoriteteve zvicerane, pune ne Zvicer per Shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së ose EFTA-s mund të pranohen në Zvicër për t’u angazhuar në punë fitimprurëse vetëm nëse ata janë të kualifikuar. Menaxherët, specialistët dhe punëtorët e tjerë me kualifikime konsiderohen të kualifikuar – duke filluar nga të diplomuarit universitarë me përvojë profesionale disavjeçare.

Po halli, me ata nga Kosova, cfare te behet që nuk jane as anetare te BE-së e as levizjen (schengen) e lire

Zyrtarja nga Berna ne vazhdim eshte pergjigjur se « te intresuarit te punojne ne Zvicer qe vijne nga vende jo anetare te BE/EFTA kerkohet disa kritere specifike për shembull te kene nje kontrate pune nga ndonje punedhenes nga nje kantoni Zvcres, dihet duhet te jene te kualifikuar apo te kene nje diplome… »

« Nëse qëndrimi në Zvicër zgjat disa vite, merren parasysh edhe kriteret e integrimit: aftësia për t’u përshtatur profesionalisht dhe shoqërisht, aftësitë gjuhësore dhe mosha duhet të sugjerojnë një integrim të qëndrueshëm në mjedisin profesional dhe social. Punëdhënësi i ardhshëm duhet të demonstrojë gjithashtu se personeli i nevojshëm nuk mund të rekrutohet në tregun zviceran të punës (potenciali indigjen) ose në atë të vendeve anëtare të BE-së ose EFTA-s. »
« Natyrisht, në Zvicer ka punë edhe për vendet nga ballkani qe nuk jane anetare te BE/EFTA-s, po e tera kjo mvaret nga kantonet dhe kualifimimi tyre… » ka thn e ne fund znj. Anne Césard, zyrtare nga Sekretariati Shtetëror për Migracion.
Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar se nga SEM/ODM  se « paga, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kushtet e punës duhet të jenë në përputhje me përdorimin në lokalitet, profesion dhe degë në Zvicër. Seksionet e ndryshme të kësaj faqeje përmbajnë informacion të detajuar në lidhje me kriteret e pranimit në tregun e punës, procedurën e autorizimit dhe autoritetet kompetente. Ato mbulojnë gjithashtu një përzgjedhje të temave që lidhen me pranimin në tregun e punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. »

Derniers articles