18.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Gazeta prestgjioze e Zvicrës Blick: Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë

Granit Xhaka do të luajë sërish në finalen e Europa League me Leverkusen

« Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë » (Granit Xhaka deuxième joueur le plus impactant au monde) ehste yk ttiulli i gazetes me te madhe zvcerane Blick e cila sjrkuan opër sukseset e yllin te funbolli zvcieran, atshme nderkombëtar, kapitenit Granit Xhaka. Ky është rezultati i një përllogaritjeje të kryer nga Observatori i Futbollit CIES, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kampion me Leverkusen

Vetëm Rodri (Manchester City) bën më mirë se Granit Xhaka në të gjithë botën. Observatori i Futbollit CIES zbuloi mëngjesin e kësaj të mërkurë rezultatet e një përllogaritjeje të kryer për lojtarët që kanë ndikimin më të madh këtë sezon. “Rezultati i ndikimit u llogarit duke marrë parasysh paraqitjet në gjashtë fusha të lojës, minutat e luajtura në kampionat, si dhe rezultatet,” shpjegon institucioni i vendosur në Neuchâtel.

Ndër këto gjashtë fusha janë mbrojtja në tokë, shpërndarja, goditjet, asistimi, përfundimi dhe loja ajrore. Me të gjitha këto të dhëna, Granit Xhaka përfundoi në vendin e dytë, me 92.3 pikë. Megjithatë, ai mbetet shumë larg fituesit të madh të kësaj përllogaritjeje, pikërisht spanjollit Rodri. Mesfushori i Manchester Cityt ka grumbulluar një total mbresëlënës prej 98.5 pikësh, ka shkruar gazeta prestiogjioze Blick, citon Le Canton27.ch

Në kampionatin zviceran, lojtari më me ndikim është Renato Steffen (Lugano, 59.3 pikë). Ai është përpara një kuarteti servetianësh, të përbërë nga Kutesa, Tsunemoto, Cognat dhe Stevanoviç. Në Challenge League, nëntë nga dhjetë pozitat e para janë të zëna nga lojtarët e FC Sion.

Derniers articles