3.6 C
Berne
samedi 9/12/2023

Zvicra ka emeruar Jurg Sprecher ambasador te ri ne Kosove

Berne, 18 tetor /Ambasadori i deritanishem zviceran Thomas Kolly ka perfunduar misionin e tij diplomatik ne Kosove.

Ministria e Punebe te Jashtme te Zvicres sot kane njoftuar gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se per ambasador te ri kane emeruar diplomatin Jurg Sprecher.

Dite me pare ambasadori zviceran ne largim nga takimi i fundit pershendetes me kreun e Qeverise Albin Kurtin, falënderoi kryeministrin për komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt. Ai u shpreh mirënjohës për kohën e tij në Kosovë.

« Jürg Sprecher, aktualisht shef i misionit në Karakas, është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Kosovës, me rezidencë në Prishtinë… » (“Lors de la séance du Conseil fédéral, Jürg Sprecher a été nommé ambassadeur extraordinaire et plénipotentiaire en République du Kosovo”), thuhet ne njoftimin e ministrise de jashtne zvi ersne (DFAE) ne Berne derguar gazetes zvicersne ne shqip Le Canton27.ch

Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, ndërkaq vetëm për vitet 2022-2025 ka ndarë afërsisht 86 milionë CHF për Kosovën veçanërisht në fushat e Qeverisjes Demokratike dhe Paqes, Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Uji dhe Shëndeti.

Ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtine z. Thomas Kolly, ka thëne se “Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. »

Dy fjale per ambadadorin e ri ne Kosove i cili do nis misionin ne nentor te ketij viti

Jürg Sprecher studioi ekonominë politike dhe menaxhimin e biznesit në Bazel dhe Barcelonë. Ka përfunduar studimet me doktoraturë në shkenca politike në Universitetin e Bazelit, Zvicër.

Në vitin 2009, ai iu bashkua Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) dhe kreu stazhin e tij në Bernë, Gjenevë dhe Tel Aviv. Në maj 2010 ai u emërua në Sekretariatin e Përgjithshëm të DFAE si Këshilltar për Çështjet e Këshillit Federal dhe në shkurt 2011 në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Burimeve, më vonë si Zëvendës Shef Seksioni.

Ai u transferua në Madrid në vitin 2014 si zëvendës shef i misionit. Në vitin 2018, ai u kthye në Bernë dhe u dërgua në Departamentin Federal të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit, ku drejtoi sektorin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës të qendrës së shërbimit të Marrëdhënieve Ekonomike Dypalëshe të Sekretariatit të Shtetit për ekonominë SECO.
Në shtator 2020, ai mori rolin e shefit të misionit në Ambasadën Zvicerane në Karakas.

Jürg Sprecher flet gjermanisht, frëngjisht, anglisht dhe spanjisht.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...