12.5 C
Berne
mercredi 1/05/2024

Zija Rexhepi merr drejtimin si drejtor i ATV-së

Prishtine, 23 shtator -Gazetari dhe prezantuesi i njohur, Zija Rexhepi, është emëruar drejtor i ATV-së, televizionit më të madh në vend.

Rexhepi sjell në rolin e tij të ri një përvojë të pasur, të fituar gjatë karrierës në fushën e medias.

Para emërimit në ATV, Rexhepi ka mbajtur pozita udhëheqëse në Kolegjin AAB, ku vazhdimisht ka dhënë rezultate kulmore. Shkathtësia e tij drejtuese dhe përkushtimi ndaj përsosmërisë njihen mirë brenda industrisë së medias.

Rrugëtimi i Rexhepit me ATV-në nisi që në fillimet e televizionit, ku kishte kaluar nga RTK.

ATV-ja është projekt i “Media Invest”, që funksionon mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili nëpërmjet Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë̈, për me shumë se dy dekada me radhë, u ka dhënë mediave në Kosovë profesionistë të spikatur dhe të përkushtuar.

Për më pak se tri vite që nga themelimi, ATV vazhdon te jetë televizioni më i shikuar në Kosovë.

Derniers articles

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme, liria e medias, mafia, droga, krimi, korrupsioni, eksodi, drejtësia.. Mediat janë politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Ne prag te Ditës ndërkombëtare 3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë  tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...

Në Cyrih të Zvicrës, promovohet libri “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës

Të premten me datën 26 prill 2024, në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih të Zvicrës, u prezantua libri “Bijat e gjeneralit” të  Mimoza Hysës i...