11.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Varroset në vendlindje i riu nga Zvicra qe humbi jetën tragjikisht ne Hotel Rogner në Tiranë

Kumanovë, 12 shtator -Sot dite e diele, ne mesdite ne vendlindje (Kumanovë) ne Maqedonine Veriore eshte varrosur i riu nga Zvicra qe humbi jetën tragjikisht ne Hotelin Rongen në Tiranë. Ne ceremonine e varrimit perkunder pandemise, moren pjese pos familjareve edhe qindra miqe, kolegë e shoke nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra qe kishin ardhur per t’i thëne lamtumiren e fundit djalit, vellaut, dajës, nipit, shokut dhe mikut Ajdin Mustafi 28-vjecar, njofton korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga Gjeneva moren pjese mbi 30 shoke, kolegë e miq shqiptare dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për here te fundit te ndjerin Ajdin Mustafit i cili la pas veti dy fëmije (qik e djalë). Në fund prinderit e tij falenderuan shoket dhe miqte e djalit te humbur qe kishin ardhur me kilometra te tera per ta nderuar për here te fundit.

Lamtumiren e fundit ja dhane imami nga Gjeneva dhe mbi 30 shokë e miqë shqiptare dhe zvicranë 

Aucune description disponible.Ceremoia e varrimit u zhvillua sot ne mesditë nen drejtimin Bashkesisë Islame të Kumanoves,  imami xhamisë « Dituria » nga Gjeneva prof.Rijad Aliu. Për jeten dhe vepren e tij foli imami xhamisë së Kumanovës Iljasa ef. Mahmudi i cili nder tjera tha se ishte punëtor dhe shembull integrimi ne Kantonin e Gjenevës në Zvicer.

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës te premten e kaluar ishte shndërruar në një skenë krimi. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar (A.M) ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktesisht me 10 shtator ne oren 14:30 ka ndodhur nje tragjedi ku nje i ri zviceran me origjine shqiptare ka rene nga terrasa i katit te peste, per shkak kanxhelat e ballkonin ishin te prishura, te ndryshkura, kishte njoftuar korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Tirana.

I riu 28-vjeçari nga Gjeneva i cili humbi jetën ditën e premte (10 shtator)  pasi ra nga kati i pestë i Hotelit Rogner ne Tiranë. Ai humbi jete tragjikisht pasi 28-vjeçari është mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura dhe ka bërë që të bjerë mbi një mjet në parking. Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë. Qe nga ajo dite hetimet e policise per vdekjen e te riut zviceran me origjine shqiptare ende vazhdojne per te ndriquar rastin.

 

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...