8.1 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti

A ma ban Hallall oj Nanë

Nanë u nisa sot edhe unë
nanë u nisa nanë
drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë.
Nanë,
u nisa kësaj rruge që ty gjithë lot t’ka dhanë
Nanë spo muj ma nanë
s’pata qare nanë
zemra po më digjet e ky shpirt po m’kanë
se çka du, nuk muj me t’dhanë.

Nanë ma ban hallall
që për mu ke me pasë mall
m’fal oj nanë, m’fal
pashë ata sy që i ke në ballë
bekomë e m’thuej “udha e mbarë”.

     *          *         *

Fjalët e nanës

Strukur në mendime, të takoj çdo ditë si një xhevahir i pagdhendur. Si një perlë e fshehur nën petkat e saj, shoh dhe dëgjoj atë zë që aq bukur tingëllon, dhe them, ah, fjala bukuri nga ti është marrë, nanë.
Të dëgjoj duke më thënë, çika jem ti amaneti i shpirtit tem, bëhu drita e tij, bëhu aroma më e bukur e çdo fëmije, bekimi i një burri dhe dhurata e çmuar e shoqërisë që ke!
Bëhu ti, bija ime, bëhu! Bëhu emri që çdo kush ka me dashtë me pas!
Bëhu buzëqeshja që sjell diell në retë me të vrerta! Bëhu ti, bija ime, bëhu!
Bëhu shkëlqimi i syve të mi dhe tregimi me i shenjtë i rrudhave te mia!
Bëhu ti, bija ime, bëhu! Bëhu vajza e çdo nane, këshillë e çdo vajze dhe shembulli i çdo kuvendi! Bëhu, bëhu, bëhu!
Çika jem, mos i bëj hyzmet punës se keqe!
Ec drejt, mos u tut se e keqja kurrë ty s’ka me të zanë! Edhe pse vonohesh në arritjet e atyre ditëve, për të cilat duhet shumë mund e punë me ba, mos u ndal kurrë!
Mos u dorëzo, sepse asnjëherë nuk është vonë për atë që rrugës se drejt i ka ra.

     *          *         *

T’DU NANË 🌹

Sot mue fort ky fat m’ka randue,
Sonte po due me ty me kuvendue
me qa, me dënesë, n’prehnin tand m’u shfry
krejt çka kam mrenda me t’i rrëfy
Nanë, e di që shpirtin ta kam randu’
e di që vetëm ti je lutë e ke kajt për mu’.

Nanë, unë kurrë të keqen s’e kam përqafu’
por fatin nanë s’po kam fuqi me ndërru’
sonte s’po du me u ndal
lotin natës du me ia falë
derisa hanën kam me mërzitë
derisa dielli të lind, loti ka me m’ba dritë.

Nanë!
Kam shumë gurë m’i numru
Shumë gozhda e therra m’kanë lëndu
Shumë herë me to jam sulmu e gjuejt
Kam guxu me ec edhe kur kam vuejt
Krejt gozhdat e therrat vetë i kam largu’
Duert m’janë gjaku, por kurrë s’jam dorëzu’

Natën e mirë nanë!
Tash edhe hana po t’përshëndet bashkë me mu
Fjala e parë dhe e fundit asht dhe mbetet “Të du!”

* Ferdane F. Sahiti, eshte nje porte e re shqiptare nga Kosova.  Ajo u lind në Kopiliq të Skenderajt në vitin 1989. Shkollimin fillor e kreu në Turiçec, të mesmin në Skenderaj, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare (master) për ekonomi i përfundoi në Prishtinë. Po ashtu, Ferdanja ka të përfunduar fakultetin e infermierisë së përgjithshme, si dhe është duke vazhduar masterin e dytë në shkencat e aplikuara në zootekni në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu Ferdanja eshte duke studiuar ne psikologji te pergjithshme duke vazhsuar po ashtu studimet në masterin e tretë Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik. Qysh në moshë të re është marrë me shkrime të zhanreve të ndryshme, si: tregime, poezi për fëmijë e të rritur etj., disa nga të cilat i ka botuar në disa revista. Ferdanja eshte Kryeredaktore e revistes Uji për femijë si dhe autore e shumë librave me proze dhe poezi.

 

 

 

 

 

 

 

Derniers articles

Sipas Reporters sans frontières sitauata e mediave në Shqiperia keq e më keq, ajo ardhitet e 99, Serbia e 9u8, kurose Kosova e 75

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024: gazetaria nën presionin politik Në shkallë globale, një gjë është e qartë: liria e shtypit kërcënohet nga vetë njerëzit...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...