20.8 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Takim mes zyrtarëve të lartë të Zvicrës dhe Italisë dhe Zvicrës, temë bisedimesh Kosova dhe Ukraina

Berne, 7 maj -Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kjo është thënë pas një takimi të ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto dhe presidentes së konfederatës zvicerane, Viola Amherd, ku përmendet edhe Kosova në nivel të njëjtë me Ukrainën.

“Vëmendje maksimale kanë krizat që vazhdojnë. Fokusi ishte te Kosova dhe Ukraina dhe nevoja për të krijuar një tryezë për bisedime për paqen”, thuhet në njoftimin e ministrisë italiane.

Tema të tjera aty kanë qenë edhe forcimi I forcave të armatosura, industrisë së mbrojtjes dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike.

Derniers articles