bENRË, 19 DHEJTOR -Ambasadori i RSH-së në Bernë, z.M.NANO, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës z.V.Gashi, më datë 18 dhjetor 2023, qëndruan në Kanton Tiçino për të përuruar rihapjen e Konsullatës së Nderit të RSH-së, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Konsull Nderi është avokati i mirënjohur i këtij Rajoni, z.Marco Vigilante. Ambasadori takoi autoritetet e larta të këtij kantoni.
Ambasadori Nano, në takimin e parë u prit nga Presidenti i Këshillit të Kantonit Tiçino, në Bellinzona, z.Raffaele De Rosa, në të dytin nga Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Shërbimeve të Kantonit të Tiçinos, z.Luca Albertoni, të cilin e shoqëronin dy biznesmen të fuqishëm, si z.Paolo Rosso dhe z.Valentino Benicchio dhe të tretin nga kryetari i qytetit z.Michele Foletti dhe stafi i tij.
Qëllimi i këtyre takimeve është synimi për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi midis Ticino-s dhe Shqipërisë, si dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona