13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Zvicra ndalon burken edhe pse Qeveria zvicerane ishte pro!..

Berne, 7 mars -Zviceranët votuan sot me një shumicë të ngushtë në favor të ndalimit të fshehjes së fytyrës (burka) një sinjal kundër Islamit radikal sipas mbështetësve të tij, një iniciativë ksenofobike dhe seksiste për të tjerët, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Teksti, propozuar fillimisht nga partia e djathtë populiste UDC, mori 51.21% të votave dhe shumicën e kantoneve, sipas rezultateve zyrtare të botuara nga qeveria federale.

Zvicra do të ndjekë rrugën e Francës, Belgjikës dhe Austrisë për ndalimin e burkës dhe nikabit në hapësira publike.

Pak më shumë se 51% e votuesve zviceranë votuan në favor të iniciativës për t’u mbuluar tërësisht fytyra nëpër rrugë, në dyqane dhe restorante.

Mbulesat totale të fytyrës do të lejohen të vishen brenda objekteve fetare dhe në “zakonet vendase”, siç është karnavali.

Sipa sgazetes zvcerane ne shqiop Le canton27.ch muslimanët përbëjnë rreth 5% të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, shumica e të cilëve jane me origjine nga Turqia, Bosnjë dhe Kosova.

Parlamenti i Zvicrës dhe këshilli ekzekutiv me shtatë anëtarë që përbën qeverinë federale të vendit kundërshtuan propozimin e referendumit. Ata argumentuan se mbulesat e plota të fytyrës përfaqësonin një “fenomen të skajshëm” dhe në vend të kësaj propozuan një iniciativë që do t’i detyronte njerëzit të largonin mbulesat e fytyrës kur u kërkohej të konfirmonin identitetin e tyre tek zyrtarët.

“Kjo politikë simbolike drejtohet kundër myslimanëve femra dhe meshkuj”, tha Federata Zvicerane e Organizatave Islamike në një deklaratë. “Por gjithashtu dëmton tërë Zvicrën, e cila ka minuar vlerat e veta duke pranuar iniciativën”.

Grupet myslimane e kanë kritikuar ndalimin. “Ky është qartazi një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë”, tha Ines Al Shikh, anëtar i Les Foulards Violets, kolektiv i feminizmit mysliman.

Derniers articles