Tre fëmijë të vegjël janë plagosur pas sulmit nga një burrë, teksa po shkonin në një qendër ditore në Cyrih të martën, njfotn gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duek ju rferuar burimeve te policise kantonale
I dyshuari është arrestuar
Policia është njoftuar për incidentin në distriktin Oerlikon të qytetit më të madh të Zvicrës pak pas mesditës. Policia ka thënë se fëmijët ishin duke shkuar për në qendrën e kujdesit ditor me një grua që punonte për objektin, kur burri i goditi papritmas me thikë, raporton AP.
Punonjësi i qendrës e kapi shpejt sulmuesin me ndihmën e një burri tjetër dhe e mbajti atë derisa mbërriti policia. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është një shtetas kinez 23-vjeçar.
Tre djem 5-vjeçarë u dërguan në spitale, një me lëndime të rënda dhe dy të tjerë me lëndime të shkallës së mesme, ka thënë policia në një deklaratë.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi motivin e mundshëm të sulmit.